Supervjedhja me Rrugën Korçë-Ersekë, Minarolli: SPAK të nisë hetimin. Miku i Ramës ishte fitues i paracaktuar. Faktet janë aty!

Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli i kërkon SPAK të nisë hetimin për supervjedhjen me Rrugën Korçë-Ersekë. Minarolli shkruan në reagimin e tioj se, miku i Ramës ishte fitues i paracaktuar.

Reagimi i Minarollit

Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë.
Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar. Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 Tetor se do të fitonte tenderin.
Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë.
https://www.facebook.com/minarolli.ervin/videos/1424850291055476
Exit mobile version