Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët u shprehu ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave të Covid-19!
Po ashtu, kreu i PD, Basha tha se, u shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e plotë për familjet e të sëmurëve që trajtohen në spitale apo në shtëpitë e tyre.
“E keni parë vetë se si shifrat që qeveria jep janë kundërthënëse. Shihni vetëm kapacitetet në shtretër, do të dëgjoni mashtrime që tregojnë nivelin kriminal të papërgjegjshmërisë”, iu drejtua Basha gazetarëve.
Basha tha se, kanë 6 muaj që gënjejnë për shifrat, për ndihën, për gjithçka por fakti që vazhdojnë të gënjejnë duhet të jetë një kambanë alarmi që nuk duhet të rreshtë.
Pjesë nga fjala e kryetarit Basha
“E keni parë vetë se si shifrat që qeveria jep janë kundërthënëse. Shihni vetëm kapacitetet në shtretër, do të dëgjoni mashtrime që tregojnë nivelin kriminal të papërgjegjshmërisë.
Kanë 6 muaj që gënjejnë për shifrat, për ndihën, për gjithçka por fakti që vazhdojnë të gënjejnë duhet të jetë një kambanë alarmi që nuk duhet të rreshtë.
Këtu ishim kur shpallëm planin me 5 pika. Kërkuam që të merreshin urgjentisht masa, si vendet e Ballkanit, nuk po shpiknim rrotën por po merrnim përvojat më të mira të rajonit.
Paratë e taksapaguesve nuk janë kurrë më shumë se sot të nevojshme.
Është kriminalitet të vazhdosh të vjedshëdh paratë e shqiptarëve me invcnerator dhe e sigurij se herët a vonë se fatura do të jetë dyfish më e lartë për të, për faktin se nuk e ndali as në kohë pandemie. Shumë vende europiane po I ndalin tenderat që paratë të shkojnë te shëndetësia.
E vetmja qeveri, se edhe ministri i inceneratorëve në Zimbabve, që vazhdon të vjuedhë në dritën për diell paratë e shqiptartëve në vend që tua çojë 110 mijë të papunëve.
Mafia e inceneratorëve ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn, eksponentë të botës së krimit, Klodian Mërtiri…”
Po u them pronarëve të këtyre mediave: Janë harram ato para. Ato para mund të shmangin një katastrofë. Refuzoni paratë e mafias dhe denonconi aferën më të madhe në 30 vjet, 400 milionë euro të shqiptarëve.
Paratë e shqiptarëve në xhepat e mafias së plehrave në kohë pandemie.