I vihet flaka makinës së punonjësit të Ujësjellësit, pak ditë më parë e rrahën…

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e natës tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Burimet e policisë bëjnë të ditur se, makina i përkiste  punonjësit të Ujësjellësit, Olsi Kafazi. Sipas burimeve dyshohet se zjarri që ië shtë vënë automjetit ka qenë i qëllimshëm.

Makina e cila është shkrumbuar plotësisht, ishte  tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe autorët.

Policia ende nuk ka një version zyrtar lidhur me ngjarjen. Automjeti mësohet se është shkrumbuar totalisht, ndërsa raportohet se pronari ka qenë punonjës i ujësjellësit.

Punonjësi i Ujësjellësit, Olsi Kafazi, pak ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona të cilët e  kishin rrahur.

Gjatë një prononcimi për Fax News, Kafazi ka theksuar se nuk i kishte njohur personat që e kishin dhunuar, duke shtuar se nuk ka dijeni nëse kanë lidhje me djegien e makinës.

“Para disa javësh më kanë rrahur, nuk i kam njohur personat. Kam qenë shtruar në spital për shkak të rrahjes, kam pas disa fraktura. Nuk e di nëse ka lidhje me djegien e makinës. Jam në komisariat, nuk mund të them dot asgjë pa qenë i sigurt. Nuk kam pas konflikte.”- ka thënë Kafazi.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish-deputeti dhe shkrimtari i njohur
Artikulli tjetër8 edukatore dhe sanitare infektohen me Covid-19, mbyllet kopshti