Kreu i FRPD takim me nxënës të dy gjimnazeve të Tiranës: Beteja është për Ta! Bashkë ia dalim!

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim sot me nxënës nga gjimnazet “Sandër Prosi” dhe “Petro Nini Luarasi” për të dëgjuar mendimet e tyre mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve demokratike.

Këlliçi shkruan në postimin e tij në Facebook se, gjatë bisedës tonë na u bashkua dhe kryetari Basha, i cili theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e të rinjve në politikë.

Postimi i Këlliçit në Facebook

U takuam me nxënës nga gjimnazet Sandër Prosi dhe Petro Nini Luarasi për të dëgjuar mendimet e tyre mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve demokratike. Gjatë bisedës tonë na u bashkua dhe kryetari Basha, i cili theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e të rinjve në politikë.

I vlerësoj me zemër jo vetëm për mirëartikulimin e problematikave, por së pari, për shpirtin kritik kundër padrejtësive që u bëhen moshatarëve të tyre që detyrohen të komentojnë e shpërndajnë postimet e Vemjes, të frikësuar nga ideja se prindërit e tyre mund të humbasin vendin e punës. E atyre të rinjve që fshihen pas profileve fallco për të lavdëruar fotot e filtruara të Vemjes së Bashkisë Tiranë sepse turpërohen po të komentojnë me emrat e tyre. Të rinjtë na dëshmojnë çdo ditë dëshpërimin.

Dëshpërim që të shpie poshtë kamionave të Anglisë, largimit me kokën pas, braktisjes së vendit në duart e atyre që me punësim kuptojnë lavazhot e Anglisë dhe parcelat e Partisë.

Beteja është për Ta! Bashkë ia dalim!

22 6

Exit mobile version