Deklarata e fortë e BE kundër Ramës: Parlamenti të mos votojë ndryshimet në Kod para përgjigjes së “Venecias”

Komisioneri Evropian Për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhori i është drejtuar Komisionit të Venecias.

Varhelyi në një postim në Twitter thotë se beson që Venecia do i kthejë shpejt përgjigje palëve të interesuara në Shqipëri me këshilla për këtë çështje.

Ndër të tjera në reagimin e tij komisioneri ka kërkuar nga parlamenti që të presë opinionin e Venecias në lidhje me ndryshimet në kodin Zgjedhor.

“Unë besoj se Komisoni i Vencias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë . Mezi po pres për të parë zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021”,shkruan Varhelyi.

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp deklaroi Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kreu i shtetit u shpreh se i janë drejtuar “Venecias” me 12 pyetje , ndërsa kërkojnë një opinion urgjent për ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, të cilat Meta i cilëson të njëanshme.

“Besoj se jeni njohur të gjithë me dekretin për kttimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Mendoj se është momenti i duhur për t’ju bërë të ditur juve dhe opinionit edhe kërkesën e presidentit për një opinion urgjent për ndryshimet e njëashme drejtuar komisionit të Venecias. Me qëllim që të sigurohen standardet minimale të zgjedhjeve veçanërisht sistemi i kontrollit është jofunkisonal iu drejtua Komisonit të Venecia me një kërkesë”, tha Meta.

Exit mobile version