Gazetari i përvishet Frrok Çupit: Je i paburrë, të njoh që nga shkrimet për tufëzimet deri…

Adriatik DOSTI

Frrok Cupi ne tre kohe….
Ndryshe nga shume prej jush une e njoh fort mire e nga fare afer mirditorin Frrok Cupi ne tre kohe …madje saktesisht do te thosha ne kater te tilla pasi e kujtoj si sot kete kohen e 4 qe ne fakt duhet numeruar si e para…kur aso kohe te hereshme e nen diktature nisi te rrevolucionarizohet, te shkruaje Flete Rrufera …te dale ne radhen e pare te Ateisteve fanatike e besnike te Partise e dhunshem te na mbushte mendjen se Tufezimi ishte shpikja gjeniale e socializmit fitimtar te Hoxhe – Alise se asaj kohe qe mori persiper nder te tjera edhe te mbaje ne Tirane ”fale mirditorizmit” te tij tipik edhe Frrok Cupin e pa parashikueshem dot prej askujt…

Sapo lexova sot nje shkrim te Frrokut … ne Temen e Mero -mavriut ku ne perpjekje te sforcuara neveritese e jargavitese kishte marre persiper te mbronte ”divorcin” e Jozefines nga Burri i ashper e qe ja kish marre frymen e qe sipas Frrokut quhej me iniciale PD…

Mjerani Frrok duke dashur te behej sa i me nteresant e i lexueshem fillim e mbarim shkrimin e tij e niste dhe e mbyllte duke ironizuar me titulln e shkrimit tim te para dy diteve per Jozin e Shkodres…”E mjera ti moj Jozefine”….

Qyqari Frrok …sa te thuash ti fjalen Rrush une kam ngrene krejt koshin ok…sepse jo per gje por tironasit e hershem kan pas thon se me u bo minimalisht qytetar Tirone do te pakten nja tre breza …e mandej kan shtu duke thone per tipa tipike si puna jote se …katunar o tru parur [panine ose simite] …sikur t’ndojsh edhe 7 lekure …qytetare ti s’behesh kurre …
Dhe vertet,…edhe pse ke mbi 40 vjet qe jeton e banon ne Tirane o Frrok …ne vend qe te afroheshe disi me qytetarine e civilizimin e saj vit pas vite …ke shkuar edhe 40 vjet te tjera me mbrapa e ne origjine sic themi ne djemte e atij qyteti ….
Tani le te dalim tek tre kohet qe une e njoh Frrok Cupin …

Koha e Pare….

I takon fillim viteve 90 kur ne Shqiperi sapo ra komunizmi e shqiptaret e etur per Liri e Demokraci nisen te mendojne e shpresojne per nje jete krejt ndryshe …nga e deri atehereshmja…

Dhe ne te paren gazete ndryshe te deriatehereshme ne Shqiperi te quajtur RD nisi te shfaqet furishem ish gazetari fanatik i Zerit te Popullit mirditori Frrok Cupi …madje njeri prej shkrimeve te tija te asaj kohe i titulluar Pse nuk cahet Blloku …beri buje te madhe ne ate kohe aq sa lexuesi i etur shqiptar nisi ta shohe e ta krahasoje Frrokun me nje Titan te fjales se lire e me nje Ante demokrat qe kish marre persiper ti mundte e tu a priste kokat te gjitha Kucedrave te kuqe…

Por ai Blloku i atehershem fale edhe Frrokut te sotem as u ca e as u shperbe kurren e kurres ndaj edhe une sot i pyes shqiptaret e mij te mire publikisht e shume sinqerisht….po ju e dini valle pse sot nuk cahet dot as Blloku e as Frroku?
Sepse Frroku e soji i tij jane pjelle e hereshme e tyrja prandaj ok…

Dhe ne historite e shumta e qejfmbetjet e qejfprishjet e asaj kohe te ashtuquajtur koha e Doctorit …Frroku nisi te hedhe shkelma e vickla duke ”shkare si pa dashur” shume majtas e duke ju afruar gjithnje e me shume ish Bllokut te tij te dikurshem…qe se cau e se cau dot…

Dhe vit pas viti Frroku nisi te rikthehet andej edhe nga kish dale e nga kish ardhur…ne origjinen e tij te djeshme komuniste te cilen e pasqyronte para do kohe si askush tjeter ne ZP e tij te zemres…
Ajo Partia qe Frroku nisi ta shaje biles me Nene e me Moter e qe nuk la epitet pa i vene mbi krye …e pat emeruar Frrokun edhe si Kryredaktor te RD….me pas edhe si Drejtor te ATSH etj etj…por mesada duket Frroku e vriste per shume me lart se aq…ndaj dhe nisi rrebelimin e tij tipik mirditor…

Me qindra e qindra here kemi qene bashke ne zyrat e redaksine e gazetes Koha Jone ne nete e dite te pa harruara e ku Nkoll Lesi ju pat dhene Frrokut e Edi Rames ”Carta Biancen” e cfaredo lloj shkrimi vetem e vetem qe te rrezonin e permbysnin e madje ta zhduknin fare nga skena politike ”malokun e diktatorin” Berisha… e natyrisht qe shkrimet e Frrokut komunist…demokrat e serisht neokomunist e socialist”modern” dhe te Edit totalisht psikopat e delirant skizofrenik…botoheshin ekskluzivisht ne faqen e pare te KJ e me porosi te vecante te Lesit…

Madje kam personalisht edhe nje histori ”te bukur ”me Frrokun gjate kesaj kohe teksa nje dite kish ardhur heret ne
Redaksi e kish pyetur ish kryredaktorin e atehershem te KJ mikun e kolegun tim te mire Armand Shkullakun se cili gazetar e mbulonte sportin ne gazete …

Pse pyetje eshte kjo …nuk e di ti se cili eshte ai…nuk e njihke ti Tik Dostin …apo ke ndonje hall tjeter e s’do te ma thuash…i ishte pergjigjur Mandi…
Po …i pat thene gjysem seriozisht e gjysem me te qeshur Frroku i zene si ne faj…e kam nje halll…cunit tim te vogel i eshte shfryre Topi i ri qe i bleva para nja dy -tre ditesh ndaj dua qe ai gazetari qe mbulon sportin te me ndihmoje qe t’ja fryje se me eshte merzitur djali…

Hajde Frrok e mendje Frroku hajde …jo prej Mirdite por edhe prej Kalase se Dodes te ishe o Frrok nuk do e kishe kete mandje kaq te mbrapshte e te njejte per nga niveli e cilesia si Topi i shfryre i cunit tend….

Koha e Dyte…

Ishte koha kur tashme rrebeli Frrok Cupi xhveshi rrobat civile e veshi ato ushtarake …dhe ne te hyre te atij Marsi sterre te zi te 97 se bashku me disa ”gjenerale” te tjere si Arben Imami, Neritan Ceka, Sabit Broka , Skender Gjinushi etj etj … u nisen drejt Vlores heroike qe ish betuar se do ti vinte …Flaken Detit …

Dhe me kobure ne brez e kallash ne krahe qafe i rethuar hera heres edhe nga ”gazetare” greke e serbe Frroku do te gjindej kudo ne Jug te Shqiperise aso kohe per ti dhene drejtim rrevolucionit antishqiptar dhe ne darke koken ne jastek do ta vinte pikerisht ne sofren , ne besen e nen mbrojtjen e Zani Caushit e te bandes se tij kriominale qe kish muaj te tere qe po terrorizonte nje Shqiperi te tere …

Frroku maje Topit e maje Tankut se bashku me Arben Imamin…Frroku ne tribuna fjalish te ashpra kunder demokracise e duke vjelle helm e vrer kunde malokut Berisha …Frroku me automatik ne dore qe ju bente thirrje vlonjateve per te marshuar e per te pushtuar Tiranen e per te vrare malokun e Tropojes …Frroku perballe mikrofoneve e kamerave te gazetareve serbo-greke qe ”per siguri” te asaj kohe te mbrapshte mbanin me vetre e ne brez edhe nga nje kobure ….etj etj…

Dhe keshtu ore shokeni ….na u be Frroku i 97 me vlonjat e me jugor se sa edhe vete Zani Caushi ….Gjinushi e Sabiti por edhe me kacak rrugesh e grabites xhadesh se sa edhe vete nipi i Gramoz Rucit… Gjoleka [ ne mos gaboj ne emer]…

Koha e trete…
I perket pas trazirave te 97 e deri me sot
Ehhh sa ujera kane rrjedhur deri atehere o Frrok Cupi dhe ti ke shkuar nga te fryje era por si per cudi e kokfortesi te tipit, prejardhjes e natyres por edhe te karakterit tend kurre s’vajte me ne drejtim te asaj Ere per te cilen ne fillim vitet 90 u ”betove” se do te sakrifikoje edhe jeten tende ne menyre qe femijet e tu te mos rriteshin kurre me nen Diktature e te mos njihnin me kurre asnje lloj emri tjeter Diktatori vec Enver Hoxhes se deri atehershem…

Ke vite o Frrok Cupi qe po vjell helm e vrer kunder PD ..kunder Berishes…kunder Bashes e kunder gjithkujt qe eshte kunder PS-Rilindjes e vecmas kunder Idhullit tend te sotem politik Edi Rames ku ti se bashku me shume lakej te tjere bytheshitur e pa pike personaliteti e karakteri c’nuk bete per te na e sjelle ne pushtet …

Dhe te vjen te ulerasesh sot kur degjon se si ”qajne me pike te Lotit” duke u lutur qe shqiptaret ta rrezojne e largojne nje ore e me pare neo-diktatorin e ri Rama disa nga ata fare gazetarucesh e analistucesh qe na e prune Ramen ne pushtet se Berisha ju kish ardhur ne maje te hundes e nuk durohej dot…dhe emrat nisin me ty te partin o Frrok e vazhdojne me Andi Bushatin…Fatos Lubonjen…Spartak Ngjelen…etj etj sa te vjen per te vjelle po t’ju permendesh te gjitheve emrat me radhe sojit e llojit tuaj sharlatan e palaco…

Pa burrnia jote o Frrok e nxorri koken zbuluar teksa nje dite ju versule si Hijene e cakerdisur edhe gazetares shume profesioniste…te qyteteruar e te civilizuar Sonila Mecos madje duke perdorur ndaj saj nje gjuhe te tille rrugacerore qe edhe Mero Bazes te imunizuar me kete lloj gjuhe do ti vinte disi turp e zorr nga vetja …

Tani po mbron Jozin e po shan PD e Bashen…madje po ben edhe ”humor e ironi” me nje titull shkrimi qe jam mese i sigurte qe eshte nder titujt me perfekt te nje shkrimi scaner kunder Jozefines tende e te sojit tend …

Ti sot vazhdon e shan dhe mallkon pikerisht ata qe deri dje te bene te jesh dikushi o Frrok e qe te mos ktheheshe me atje ne Mirditen tende ku edhe sot e kesaj dite bashkeqytetaret e bashkepatriotet e tu ndihen fort te turperuar qe ti fatkeqesisht je po njesoj nga e njejta krahine e tyrja…Mirdita…me aq shume histori [ per mire e per keq] ne historine tone kombetare…

Une njoh shume mirditore te mire, trima, te beses e burra fisnike…patriote e nacionaliste dhe kam lexuar goxha reth asaj krahine o Frrok ….por drejt me ta thane …mirditore me te keqij se ty e se Sander Lleshin nuk kisha njohur deri me sot…
Madje listes suaj kunder deshires sime po i shtoj edhe ate ”profesorin” Gjekmarkaj per te cilin deri dje kisha njefare respekti por kur e degjova se me a fanitezem e me cfare lloj mentaliteti komunist e makaber na u versul te gjitheve ne duke e quajtur Avni Rustemin nje atentator trim e Hero Kombetar dhe duke hedhur llum e balte pa fund ndaj ”krye-tradhetarit” Esat Pashe Toptani …ahaaa mendova …no coment…qenka mirditor i llojit te Frrokut e Lleshit te Edvinit …

Tani ke zene e po na mbron edhe kriminelin Zani Caushi e po kerkon publikisht daljen e tij nga burgu edhe pse ai Caushi yt i 97 ka kryer nje sere krimesh makabre shumicen mbi popullsi civile te pa fajshme te pa mbrojtur …sa qe s’ka burg ne bote qe i lan e i mban dot krimet e tij te perbindeshme o Frrok …por mesa duket te thirri e tu rindez gjaku i rrevolucionit te kuq antishqiptar te atij marsi te larget te 23 viteve me pare o Frroku i Mirdites…..s’ke c’ben keni nostalgji te ndjeshme fort per gjak…soji juaj…

Shume helm e vrer paske patur brenda vetes nder vite o Frrok Cupi …dhe drejt me e thene qe edhe pse te kisha mik e koleg per nje kohe jo te vogel s’te paskam njohur hic…morepo hic fare…kerkundi…
Gjarper paske qene o Frrok…madje nga ata qe te kafshojne edhe pasi ju a ke prere koken…
Se fundi …behu njehere te vetme burre Shqiperie e jo Mirdite dhe thuajua shqiptareve por edhe mirditoreve te tu …si e ke hallin…ku kerkon te dalesh…ku te ka mbetur qejfi e me ke e ke kunjin e madh qe s’po te del dot as inati per vite me radhe as kunder Demokracise , as kunder PD as kunder Berishes , as kunder Bashes a as kunder te gjitheve ne qe faleminderit te madhit Zot nuk mendojme kurren e kurres sic mendon cdo dite e prej vitesh mendja jote e mbrapshte, perverse dhe e semure ,,,me ate llojin e keq te semundjes qe thoshte dikur nacionalisti, antikomunisti e patrioti yne i shquar Mit’hat bej Frasheri…qe ne fillim te merr mendjen e pastaj edhe shpirtin…krejt…

Exit mobile version