Ndërron jetë nga Covid-19 mësuesja në Prrenjas

Ndërron jetë nga Covid-19 mesuesja eMuzikës në Prrenjas, Irena Bajlozi. Lajmin për këtë ngjarje të rëndë e ka publikuar edhe ish-kryetarja e Bashkisë së Prrejnasit, Miranda Rira në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi!

Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe…!

Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua!

Të qoftë dheu i lehtë, mësuesja ime e dashur!

U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!

Artikulli paraprakNostalgjia për socializmin!
Artikulli tjetërKëlliçi: Landfilli i Sharrës është një skenë krimi. 11 milion euro i vidhen shqiptarëve përmes inceneratorit të Tiranës