Nga Taulanda JUPI
Fjalimet boshe të Edi Ramës për kuota e barazi gjinore, janë thjesht dhe vetëm propagandë!
Asnjë reagim në mbrojtje të grave që kanë hyrë në grevën e urisë për të drejtën më legjitime në botë : pagën për punën e kryer.
Shqipëria renditet ndër 10 shtetet me kabinet qeveritar më të balancuar sa i përket gjinisë.
Edi Rama riorganizoi kabinetin e tij në fund të vitit 2018. Qeveria përbëhet nga tetë ministra gra nga gjithsej 15, duke sjellë proporcionin e grave ministra në 53.3%.
Por ky përfaqësim nuk është një garanci që shkon në shërbim të fuqizimit ekonomik apo social të grave apo vajzave shqiptare.
Pra fjalimet boshe të Edi Ramës për kuota e barazi gjinore, janë thjesht dhe vetëm propagandë!