18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës. Ata dhe prindërit e tyre që kanë sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijëve të tyre.
E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar, ju dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit.
Nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e gënjeshtrave dhe talljeve me ëndrrat e mijëra të rinjve, të cilëve ju ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive që fshihen pas pseudoreformës në arsim.
Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantët janë “viktimat” e radhës të pushtetit të tij të korruptuar.
Transparencë, Meritë-Preferencë dhe mbështetje buxhetore, këtë meritojnë dhe këtë do të kenë të rinjtë shqiptarë pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.