18 milionë euro për blerje energjie

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Situata e vështirë hidrike e ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të hapë me shpejtësi procedurat për të nisur importet e energjisë.
OSHEE-ja ka çelur ankandin për të blerë mbi 285 mijë megavat energji nga importi, për të përballuar furnizimin e vendit me energji për periudhën 28 qershor-31 korrik.
Rezerva hidrike në kaskadën e Drinit ka rënë në nivele minimale. Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 15 metra më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Paralelisht, prurjet mesatare të ujit për periudhën janar-qershor kanë qenë 40 për qind më të ulëta sesa mesatarja dhjetëvjeçare.
Me sasinë e shpallur për të blerë, OSHEE-ja synon të plotësojë 53 për qind të konsumit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 47 për qind do të përballohet nga prodhimi vendas.
Importet e detyrueshme të energjisë janë një goditje jo e vogël për bilancin e Operatorit të Shpërndarjes dhe të të gjithë sistemit energjetik këtë vit. Llogaritë paraprake tregojnë se, me çmimet aktuale të energjisë në bursë, OSHEE-ja do të duhet të shpenzojë rreth 18 milionë euro vetëm për importet e muajit korrik.
Megjithatë, importet nuk cenojnë vetëm anën financiare të kompanisë, por edhe treguesit e sistemit energjetik. Burime nga OSHEE-ja thonë se, për shkak të importeve, kompania do të detyrohet të shkurtojë investimet. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta në treguesit e sistemit, pasi vështirëson uljen e humbjeve, të cilat këtë vit sipas gjasave nuk do të reduktohen sipas planit.

Exit mobile version