Situata me pandeminë, Basha: Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca

Basha: Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi sërish sot për situatën katastrofike të krijuar nga koronavirusi. Basha shkruan në reagimin e tij se, dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Reagimi plotë i kryetarit Basha 

Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.

Exit mobile version