Basha: Shifrat e qeverisë janë falso! Nuk kanë përfshirë njerëz që kanë ndërruar jetë nga COVID. I di sepse…

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka konsideruar të gënjeshtërta statistikat mbi infektimet dhe vdekjet ditore nga Ministria së Shëndetësisë e duke e ilustruar me raportimin e ditës së djeshme, ku flitet vetëm për dy vdekje

“Kjo më shqetëson, ndaj jam sot këtu me ju (gazetarët) që edhe njerëzit, edhe ju t’i bashkangjiteni përpjekjes sime dhe të opozitës që të bëjmë presionin maksimal, sepse prej javësh të tëra po luhet me jetën e njerëzve, me shëndetin e tyre. Nuk bëhet më fjalë për cic-mice politike. Çdo ditë, çdo orë që kalon na kushton jetë njerëzish.

Edhe kjo shifra këtu, e dy humbje jete në orë dje është falso! Është gënjeshtër. Nuk përfshin njerëz me emër e mbiemër, që unë i di, që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID. Dje. Dhe nuk janë raportuar. I di se i kam të njohurit e të njohurve të mi!

Nuk është thjesht një raportim që vjen në mënyrë të thatë statistikore, situate është në kolaps. Shqetësimi im kryesor tani është jeta dhe shëndeti I njerëzve!”, u shpreh Basha.

Exit mobile version