Ndonëse Joe Biden fitoi zyrtarisht zgjedhjet presidnciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vijon me akuza, të cilat e kanë thelbin tek mosnjohja e rezultatit nga ana e tij.
Duke u ndalur tek votimi në Nevada, ai tha se aty janë numëruar vota të rreme dhe se ai pritet të paraqesë fakte tronditëse.
“Xhorxhia do të jetë një fitore e madhe, ashtu siç ishte nata e Zgjedhjeve”, – shkruan Trump, duke vijuar: “Në Pensilvani na u ndalua të shihnim një pjesë të madhe të numërimit të votave. E paimagjinueshme dhe e paligjshme ajo që ndodhi atje”
Po sipas tij, Në “wisconsin po duket shumë mirë. Na duhet edhe pak kohë. Do të ndodhë së shpejti!”.
Trump vijon: “Nevada po del të jetë një gropë votash të rreme. Po hetojmë dhe të dhënat që do të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse”, shkruan ai në Twitter.
Prokurori i Përgjithshëm në Nevada deklaron se fletët e votimit nuk janë nënshkruar nga qytetarët por nga kompjuteri.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë.
“Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse,” tha zoti Biden përpara mbështetësve të mbledhur në një parking dhe që brohorisnin.
“Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë,” tha ai. “Unë e kërkova këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë”, tha zoti Biden.
Pa përmendur drejtpërdrejt rivalin e tij republikan, zoti Biden iu drejtua 70 milion amerikanëve të cilët votuan në mbështetje të Presidentit Trump, disa prej të cilëve dolën në rrugë të shtunën për të demonstruar kundër rezultateve:
“Të gjithë atyre që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin sonte. Unë vetë kam humbur disa herë. Por tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë,” tha ai.