Ambasadorja franceze: Shqipëria duhet të plotësojë kushtet që i janë vendosur nga BE për negociatat

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, nga qyteti i Elbasanit ka folur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Diplomatja franceze theksoi se, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet, të cilat i janë vendosur nga BE në mënyrë që të hapen negociatat, duke shtuar se tashme nuk ka kthim pas dhe se ato duan që t’i hapin negociatat.

Po ashtu ambasadorja franceze theksoi se ‘për sa i përket marrëdhënies mes Francës dhe Shqipërisë kemi një lajm shumë të mirë atë të ardhjes në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë shqiptare.’

“Tani jemi në etapë tjetër. Duhet ta keni parasysh se në marsin e këtij viti Këshilli i Europës vendosi se negociatat me Shqipërinë do të hapen. Dhe ajo që po them unë tani është të negociojmë se si do të negociohet në të ardhmen.

Por nuk ka hapa prapa jemi të mendimit se ne duam të hapim negociatat. Siç e dini mirë ka disa kushte që duhet plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, funksioni i gjykatës. Janë kushte të vëna, të cilat nuk doja t’i përmendja me radhë. Kjo nuk varet as nga Franca, as nga Polonia, as nga Kroacia, kjo varet e gjitha nga Shqipëria. Kjo është situata, për sa i përket marrëdhënies mes Francës dhe Shqipërisë kemi një lajm shumë të mirë, atë të ardhjes në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë shqiptare.

Duhet ta dini se BE është partneri numër një për sa i përket projekteve të modernizimit. BE është partneri numër 1 i Shqipërisë ndaj çdo lloj partneri tjetër. Kjo është fare normale sepse Shqipëria është një vend europian. Puna ime këtu është të punojmë së bashku që të ndihmojmë Shqipërinë që të arrijë qëllimin e anëtarësimit në BE”, tha ambasadorja.

Artikulli paraprakKryeprokurori i SHBA autorizon nisjen e hetimeve për parregullsi në zgjedhjet presidenciale (Dokumenti)
Artikulli tjetërTë sëmurët po trajtohen në ambulanca për shkak të hajdutërisë, paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Qeverisë