Një bombul oksigjen për Komitetin Teknik!

Nga Ilir PECNIKAJ
Doktoresha Çomo deklaroj në ERTV, siç më parë deklarojë dhe dr. Rakacolli se triazbin (triage) behet nëpër ambulanca. Kjo e pa degjuar më parë në asnjë vend deri më tani. E marrim si të vërtetë që triazhin, komiteti teknik ka rekomanduar ta bëjë nëpër ambulanca…
Po ndalesen e ambulancave që vijnë nga periferitë, të ndalen për te mbushur bombulen neper spitaket rajonale, rruges për në spitalin “luksoz terciar”… Kush e ka rekomanduar?! (psh nga Korça detyrohen të ndalojnë në Pogradec për te mbushur bombulen e oksigjenit, pastaj ndalen në Elbasan e më pas kur arrijnë tek sanatoriumi, ska vende, tek infektivi nuk ka vende, dhe rrine në “triazh” derisa të lirohet një vend, por shpesh herë kjo është teper vonë… e njejta gjë dhe nga zonat e tjera të Shqipërisë: Sarandë, Tepelena, Gjirokastër, Tropojë, Malesi e Madhe, Dibër etj…
KUSH E KA REKOMANDUAR???
Nuk do të ishte më mirë që ambulancat të ishin te mirë furnizuara me O2?? .
Por ku ka rast më të mirë se sa të shesesh dhe Oksigjenin në këtë kohë.
OKSIGJENI DUHET SHITUR…
Duhet vjelur ky popull…
Aq i kerkuar është sot O2 sa në gjithë Shqipëri nuk gjënden më bombula Oksigjeni, KANË MBARUAR.
Njerëz që presin në radhë dhe me lutje, e disa të tjerë edhe me listë, pranë kompanisë GTZ, për tu furnizuar privatisht me Oksigjen, por e perseris edhe bombulat kanë mbaruar, nuk ka më. Njerzit bredhin kuturu për të gjetur një bombul me O2 e cila kushton deri në 70.000 lekë të reja, dhe këtë e ka si eskluzivitet për të shitur me bombula vetem GTZ dhe askush tjetër, në këtë vend.
Për këtë duhet të shqetësohet Çomo, Rakacolli e Komiteti i Surelit.
Mos të flasim këtu edhe për ilaçe e tjera, për të cilat Komiteti Teknik betohet dhe perbetohet se duhen perdorur vetem në spitale. Unë sfidoj të gjithë mjeket e komitetit, klinicist, “SA RECETA KENI LESHUAR VETEM PËR REMDISIVIR DERI TANI PER PACIENT QË KUROHEN NË SHTEPI”?
Ju KT jeni aty, jo për të menduar se mbyllja nga 22.00-06.00 mund të ule kontaminimin, sepse ne nuk jetojme as në Tokio, Berlin, Londer, Paris apo Milano, por jetojmë, në pjesën më të madhe, në periferi, ku ky popull nuk ka asnjë mbeshtetje, me perjashtim të COVID-19 me bollëk e jashtë çdo kontrolli.
Kemi nevojë për një KT që nuk lepin të pasmet e Kryeministrit, por për të menduar se si mund të lehtësohet kjo barrë kaq e rëndë që i ka rënë popullit tonë i cili po vdhet ditë për ditë nga çdo anë e nga çdo kush që është afër ose aq më keq, në këtë qeveri.
Ju KT keni një barrë edhe më të rëndë, sepse Ramsi do t’ju tradhtojë një ditë, dhe gjithë këtë që keni bërë do ta paguani ju, fatkeqësisht.
… sa per ta mbyllur o Komitet l(l)uminant: A nuk ju vret pak ndërgjegjja, që falë këshillave tuaja në Shqipëri kemi mbi 30 herë më shumë të vdekur, poshtë moshes 50 vjeç, se sa Italia (kjo në përpjesëtim me numerin total të vdekjeve)?! Ose po të kishit ndergjegje një prej jush do të largohej nga kjo paterice e Ramsit, ku falë keshillave tuaja kuturu kemi 5 vetevrasje, nga te cilët 4 në spitale, dhe ky rast unik në gjithë botë.
Ju KT keni shumë nevojë për Oksigjen, sepse truri juaj ka kaluar në apne.
Ju KT nuk jeni veçse turpi i kesaj situate.
Turpi ju mbuloft!!!
Exit mobile version