Kreu i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj Ramës duke u shprehur se, askush nuk e përtyp propagandën e tij fallso.
Basha shprehet në reagimin e tij se, shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë para për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë.
“Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do t’i korrigjojmë dështimet e Ramës dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”, shkruan Basha.
Reagimi i plotë i kryetarit Basha
Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.
Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.