Liri dhe racizëm: Lumenjtë tregojnë se çfarë është Amerika

Uji nënkupton jetë dhe fuqi: sepse siguron pjellorinë e tokës dhe sepse siguron energji dhe rrugë komunikimi. Pasuria dhe identiteti i Shteteve të Bashkuara janë në pjesën më të madhe një prurje e baseneve të mëdha lumore, teatër trafiqesh dhe konfliktesh të studiuara nga historiani Wallace Scot MacFarlane në një cikël konferencash që ka përfunduar në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale dhe në një platformë kërkimi. Por kudo që lindur perandoritë, në Azi dhe në Europë, rezervat ujore i kanë qenë limfa jetike.

«I kam lumenjtë të lashtë sa bota dhe më të vjetër se qarkullimi i gjakut njerëzor nëpër damarë», shkruante Langston Hughes në poezinë Zezaku flet për lumenj, duke nënvizuar kështu lidhjen midis rrjedhjeve të ujit me historinë e skllavërisë e të lirisë në Shtetet e Bashkuara. «Shpirti im është bërë i thellë si lumenjtë». Qytetërimi lulëzon përgjatë lumenjve, motorë të zhvillimi ekonomik, të romanit të një kombi. Pikërisht lumenjve u kushtohet platforma Confluence: The History of North American Rivers (riverhistories.org), e ideuar dhe e menaxhuar nga Wallace Scot McFarlane, historiani i Columbia University. Një projekt ambicioz nga ku, në bashkëpunim me Jefferson Scholars Foundation, ka lindur Konferenca All Water Has a Memory: Rivers and American History («Çdo ujë e ka një kujtesë: lumenjtë dhe historia amerikane»), e cila ka përfunduar më 2 nëntor, pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, dhe rilexon gjeografinë e lumenjve në prizmin e skllavërisë, e rezistencës indigjene dhe të betejave ambientaliste. «La Lettura» ka intervistua McFarlane.

Në çfarë mënyrë limenjtë kanë luajtur një rol qendror në krijimin e Shteteve të Bashkuara moderne?
«Përpara hekurudhave dhe autostradave, lumenjtë qenë rruga kryesore për të arritur tregjet kryesore. Pa lumenjtë, kushdo që do të jetonte në territoret e brendshme do të kishte mundur t’ia shiste të korrat e tij vetëm fermave dhe fshatrave përreth. Lumenjtë kanë dhënë një kontribut themelor në industrializim, pasi digat siguronin energjinë e nevojshme për energjinë tekstile. Që nga ana e saj përdorte pambukun e Jugut, shpesh i kultivuar në zonat pjellore e krijuara nga depozitimet sedimentare të lumenjve. Por përtej rolit kryesor në bujqësi, industri dhe transport, lumenjtë kanë krijuar parasëgjithash një lidhje nëpërmjet hapësirës, e cila u ka mundësuar politikanëve, intelektualëve dhe njerëzve të thjeshtë të Shteteve të Bashkuara ta imagjinon veten komb në vend se të një koleksioni shtetesh. Lumenj si Hudson dhe Mississippi kanë pasur një rol përcaktues në krijimin e një identiteti kombëtar. Një prej lëvizjeve të para artistike të Amerikës ka qenë Hudson River School, e themeluar në vitin 1825. Pikturonin luginat e Hudson, thuajse të gjitha në shtetin e New York, të frymëzuar nga Romanticizmi europian».

Cili është objektivi i platformës «Confluence»?
«Sot studentët amerikanë e vizitojnë një lumë vetëm nëqoftëse bëjnë rafting apo kanotazh ose për të mbledhur kampionë për leksione biologjie. Unë dua që ta bëjnë për të njohur historinë. Tek Confluence, harta historiko – gjeografike audio e video mundësojnë që të studiohen lumenjtë dhe komunitetet që janë formuar rreth tyre. Verën e kaluar kam drejtuar studentët e mi në një shëtitje dixhitale përgajtë lumit Harlem në New York, duke u shpjeguar se pse banorët e zonave përreth u lanë jashttë. Pasi evente, vizita të drejtuara dhe konferenca mbahen online, ato mbesin në platformë, që është shndërruar kështu në një resurs si për ekspertët që duan të ndajnë kërkimet e tyre, ashtu edhe për organizatat mjedisore. Tashmë jam në kontakt me kolegë nga anë të ndryshme të botës për ta zgjeruar rrezen e veprimit të Confluence përtej Shteteve të Bashkuara».

Në seminarin «Rivers, Politics, and Power in the United States» ju përdorni dy lumenj, Hudson dhe l’Harlem, si «case study». Pse janë kaq të rëndësishëm?
«Pa lumin Hudson, New York nuk do të ishte bërë kurrë metropoli që është sot. Lumenjtë kanë bërë të mundur tregëtinë dhe avulloret e parë në Shtetet e Bashkuara lundronin pikërisht mbi këtë lumë. Edhe gjeografikisht, Hudson është një lumë i veçantë, me një pjesë që gjeologët e konsiderojnë si një fjord të vërtetë, si ato norvegjezë. Kurse lumi Harlem është në fakt një rrjedhë e shkurtër uji me një të kaluar të njohur industriale midis zonës Upper Manhattan dhe Bronx. Ama rëndësia e tij është në qenien e tij dëshmitar pabarazishë. Kurse sot, teksa pjesa e madhe e brigjeve njujorkeze të Hudson janë bërë zona natyrale të mbrojtura, komunitetet e lindura përgjatë Harlem nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në lumë prej pranisë së autostradave, hekurudhave dhe zonave industriale. Një situatë që reflekton pabarazi të tjer të New York, ku lagjet më të varfëra vuajnë në mënyrë disproporcionale prej ndotjes dhe mungesës së gjelbërimit. Bërja e njohur e historisë së Harlem mund të sensibilizojë për nevojën e një lumi të pastër dhe të aksesueshëm, si edhe të një drejtësie sociale më të madhe».

Lumenj të ndryshëm, histori të ndryshme. Kështu, ndërsa digat e mëdha shtetërore të ndërtuara mbi lumin Columbia, në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor, kanë përqëndruar pasuri e pushtet në duart e një elite burokratësh, lumenjtë e Jugut, duke provokuar shpesh përmbytje, në fakt e kanë frenuar zhvillimin ekonomik e këtij rajoni.
«Kontrolli i lumenjve nëpërmjet digave dhe pendave është në bazën e fuqisë së shumë perandorive. Më pak e njohur është historia e lumenjve të mbetur të “egjër”, si ato të jugut të Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të XIX. Për shembull, teksani Trinity River, që nuk pësoi ndryshime të konsiderueshme. Thjesht, bujqit pranonin që rastësisht përmbytjet ua kishin shkatërruar të korrat e pambukut. Pas Luftës Civile, duke pasur më pak skllavëri, bujqit i braktisën trojet përgjatë lumit dhe shumë fshatarë zezakë u transferuan ati, duke blerë terren pjellor me çmim të ulët ose, megjithatë, duke u ngulur në këto rajone. Një mundësi pavarësie. Pastaj, në fundin e ‘800, pyllëzimi i dendur shpesh ka siguruar strehim ndaj dhunave raciste që preknin Jugun».

Në çfarë mënyre lumenjtë e Jugut e kanë lehtësuar dhe, njëherazi, penguar skllavërinë?
«Avulloret transportonin pambukun e kultivuar nga skllevërit dhe vetë skllevërit, të blerë e të shitur përgjatë lumenjve. Shumë plantacione të mëdha shtriheshin përgjatë shtretërve të lumenjve si prej terrenit pjellor, ashtu edhe për aksesin në treg. Por lumenjtë përbënin edhe një rrugë arratiie për skllevërit, një instrument rezistence. Ashtu si Trinity, lumenj të tjerë të Jugut rezultuan vende me pavarësi relative, megjithëse në brigjet e lumenjve më të mëdhenj, si Mississippi, në plantacionet ku punonin skllevërit pasuan forma të padrejta kontratash kultivimi. Përgjatë lumenjve të Jugut rrjedh një historie tragjedie, por edhe një histori shprese».

Pikërisht, Mississippi. Nuk ka lumë në Amerikë që të ketë pasur një rol dhe influencë të barabartë me të.
«Shpronësimi i trojeve të vendasve, plantacionet dhe skllevërit, ekspansioni i vendit, Lufta Civile: Mississippi ka qenë protagonist i momenteve më të rëndësishme historike të Shteteve të Bashkuara. Por nuk ka sesi të mos përmendim lumin Potomac, djepi i kryeqytetit federal Washington; lumin Rio Grande, në kufi me Meksikën, rrjedha natyrore e të cilit ka ndryshuar shumë herë (sepse lumenjtë janë organizma të gjalla), duke shkaktuar beteja ligjore e diplomatike; lumin Colorado, që dëshmon sesa lumi dhe komunitetet që varen prej tij janë sakrifikuar për zhvilllimin bujqësor dhe urban e Jugperëndimit të thatë».

Cilët janë në fakt lumenjtë e të ashtuquajturës «rezistencë indigjene»?
«Në Amerikë, çdo lumë përmban një histori rezistence indigjene. Në mënyrë të veçantë, nëse perandoritë europiane kishin teknologji më të larta për ta përshkuar Atlantikun me anijet e tyre, sapo arrinin grykëderdhjet dhe lumenjtë ee Amerikës, në fakt qenë indigjenët ata që posedonin varkat më të mira për lundrimin e tyre. Në bregun e Hudson vendasit amerikanë ndërtonin kanoe nga mështeknat. Një kanoe e vetme mund të mbante deri në 40 rremtarë. Ndërsa në lumin Kennebec, në Maine, qenë kanoet shumë më të vogla e më të vogla ato që i ndihmuan tribùtë e konfederatës së fiseve Wabanaki t’u rezistonin britanikëve gjatë periudhës së luftërave të ndryshme, pavarësisht se pushtuesit qenë më të shumtë në numër dhe më mirë të armatosur».

Nga MarkTwain tek Henry David Thoreau, tek Langston Hughes, lumenjtë janë «tema» të vërteta të letërsisë amerikane. Cilët autorë të tjerë do duheshin lexuar?
«Si Twain, që i ka kënduar lumit Mississippi, ashtu edhe natyralisti Thoreau qenë njohës të mëdhenj të lumenjve. Në mënyrë të veçantë, studimi që Thoreau i bëri Concord (Massachusetts), duke kërkuar që të përcaktojë shkakun kryesor e daljeve të lumit, është ende sot i rëndësishëm për gjeologët dhe gjeografët bashkëkohorë. Midis teksteve më pak të njohura do të sugjeroja Goodbye to a River (1960) e John Graves, përmbledhje e një ekskursioni me kanoe përgjatë lumit Brazos, në Texas, dhe Mississippi Solo (1988) e Eddy Harris, që për 30 vjet braktisi gjithçka për të lundruar, në të ftohtin e vjeshtës, nëpër Mississippi, në drejtim të Itasca Lake në veri të Minnesota. “Kam vendosur ta përshkuaj me kanoe Mississippi dhe të zbuloj se nga se është i përbërë”, shkruan ai».

Të kujton Thoreau e «Walden» dhe palcën e jetës. Seksioni i fundit i konferencës lidhur me kujtesën e lumenjve ka të bëjë në fakt me aspektin mjedisor. Pse lumenjtë janë në radhën e parë e lëvizjes për mjedisin?
«Në vitet Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë, lumenjtë qenë përcaktues për rritjen e lëvizjes ambientaliste. Në radhe të pasi qenë tmerrësisht të ndotur dhe erëqelbur. Shpesh shpërthenin zjarre, duke dëmtuar fabrika dhe banesa. Deri edhe lumi Androscoggin, në shtetin Maine, mbante një aromë aq të keqe sa që njerëzit nuk mund t’ia kalonin urën pa vjellë. Qytetarët dolën në rrugë dhe kjo çoi në miratimin e Clean Water Act e vitit 1972, një ligj falë të cilit sot lumenjtë tanë janë shumë më të pastër sesa 50 vite më parë. Në radhë të dytë sepse komunitetet që banonin përgjatë lumenjve e kuptuan sesi ato do ta formonin historinë dhe identitetin e rajonit të tyre dhe vendosën që t’i mbronin. Sot ndryshimet klimaterike i bëjnë lumenjtë më të paparashikueshëm, me përmbytje dhe thatësira mjaft destruktive. Shpresa ime është që historia të përsëritet, me ligje të reja dhe fonde të reja. Sikur qytetarët ta kuptonin se mbrojtje e lumenjve do të thotë ruajtje e komuniteteve të tyre, atëhere do të luftonin për t’i mbrojtur ato».

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakKush është njeriu i zgjedhur nga Biden për të drejtuar diplomacinë amerikane?
Artikulli tjetërTransparenca për Jetën është e pa vlerë në autokraci