Solidarizohu për ngritjen e Parcelës Kombëtare të Kujtesës në përjetësimin e 4500 shqiptar të pushkatuar që u zhdukën dhe kufomat nga diktatura enveriste…
Kam nderin të ju njoftoi se Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë ka marrë vendimin për të ndërtuar Parcelën Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Në nderim të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste, e cila iu ka zhdukur dhe kufomat e tyre. Ka 30 vite që kërkojmë eshtërat e të zhdukurve por, fatkeqësisht, një pjese të madhe të tyre i kanë marrë lumejtë, si fëmijtë e vegjël në kampin famëkeq të Tepelenës, apo zalli i Kirit në Shkodër.
Qindëra të tjerë i ka baltos këneta e Vloçishtit dhe Bedenit, qindëra të tjerë janë zhdukur nën humnerat e galerive të Spaçit e të Qafës Barit e Bulqizës, ndërsa dhjetra të tjerë janë zhdukur në vijën kufitare të Shqipërisë. Nisur nga zhdukja e tyre — për të i nderuar dhe mos me i harruar kurrë –vendosëm që në Kryeqytetin tonë Tiranë, të ndërtojmë Parcelën Kombëtare të Kujtesës me emrat e tyre, që martirët të nderohen e të përkujtohen një lloj si hebrejtë në Berlin që u zhduken nga nazizmi.
Ju jemi drejtuar personaliteteve të larta shqiptare kudo që janë të solidarizohen me vendimin tonë për të detyruar organet shtetërore që të caktojnë një vend në Tiranë, për Parcelën Kombëtare të Kujtesës, në nderim dhe kujtim të përjetëshëm të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste.
Me inisiativën dhe vendimin tonë kanë shprehur solidaritetin e tyre Shkrimtari i madh Ismail Kadareja me bashkëshorten Elenën, ikona e antikomunizmit ish i burgosuri politik në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, Aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i çeshtjes shqiptare në Ballkan, Prof. Sami Repishti,ish Drejtori i Zërit të Amerikës dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fran Shkreli, Poetet e shquar Elida & Skender Buçpapa,Prof. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, Rektori i UET, Prof. Selami Xhepa, Drejtori i Institutit të Historisë Prof. Beqir Meta, Historiani Prof. Romeo Gurakuqi. Prof. Sadik Bejko, Artisti i Popullit Nderi i Kombit Robert Ndrenika. Gazetat Dielli dhe Iliria, Nyjork, Tv. Shijak, Instituti i Studimeve Politike, Organizata e grave të Persekutuarve në Njyujork me Kryetare Mimoza Dajçi.Prof. Jakup Azemi Oksford Britani e Madhe, Prof. Juli Cami Havard SHBA, Diplomatët Tomor Alizoti,Mal Berisha, Magjun Peka, Aktivistja e të Drejtave të shoqërisë civile Entela Binjaku, Gazetari Adi Krasta,Piktori i internuar për 45 vite nga regjimi komunist Lek Previzi, ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Zotërinjtë Alfred Mosiu, Bamir Topi, Bujar Nishani e Sali Berisha, ish Kryeministri i Shqipërisë, Krytari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Zoti Lulzim Basha, Institucioni i Avokatit të Popullit,të Republikës së Shqipërisë, si dhe shumë të tjerë që po i kontaktojmë.
Ju lutemi dhe presim edhe solidarizimin tuaj me këtë nismë sa fisnike dhe humane, aq edhe atdhetare. Bëhu dhe ti kontribues me solidarizimin tënd në nderim dhe kujtim të shqiptarëve martirë, të cilëve ua zhduku madje edhe kufomat e tyre diktatura komuniste enveriste. Jemi në pritje të solidarizimit tuaj me nismën tonë, për të përkujtuar përjetësisht me një parcellë në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranë, 4500 shqiptarët e vrarë nga diktatura enveriste. Solidarizimi i juaj një nderim dhe homazh ndaj jetëve të humbura në diktaturë, një qetsim shpirtëror ndaj familjeve të tyre, një shërbim kombëtar ndaj brezave për mos të harruar dhe denuar krimet e komunizmit.
Ju mund ta dërgoni solidarizimin tuaj në adresën elektronike [email protected]
Me shumë respekt e dashamirsi,
Besim Ndregjoni
Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
President i Unionit Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë