Veliaj, 30 milionë lekë për fishekzjarre! Këlliçi: Shokët e komitetit do tundin dynjanë…

Kreytari i FRPD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj se ka firmosur 30 milionë lekë për fishekzjarre, 10 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar, në një kohë që situata financiare është drejt kolapsit, pas dëmeve të tërmetit dhe pandemisë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se ‘shokët e komitetit ekzekutiv të Tiranës me kryefirmëtarin Erion Veliaj do na dhurojnë një shfaqje elektrizuese që të harrojmë hallet’ sepse për hallet e qytetarëve nuk do tja dijë njeri.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Kush tha që s’kemi shkop magjik? 30 milionë lekë për fishekzjarre vetëm Tirana!

10 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar!

Përse? Se duhen xixa, hare, gëzim.

Paçka se mjekët po na ikin njëri mbas tjetrit nga mungesa e mjeteve mbrojtëse spitalore. Punë tjetër se shqiptarët s’marrin asnjë kacidhe nga shteti për të përballuar shpenzimet e kurës anti-Covid. Po bizneseve që vunë kyçin se falimentuan, u dha kush para për të mbrojtur vendet e punës?

Sa banorë të prekur nga tërmeti ka vetëm në Tiranë që paguajnë qira për të futur kokën. Ka pallate që duhen shembur e janë ende në këmbë. Po kush do t’ia dijë?

Shokët e komitetit ekzekutiv të Tiranës me kryefirmëtarin Erion Veliaj do na dhurojnë një shfaqje elektrizuese që të harrojmë.

Kujt i ra halli për pjesë le të presë. Administrata e bashkisë do dalë familjarisht në shesh të tundë dynjanë.

Bukë dhe cirk me hallet pirg.

Artikulli paraprakKeqpërdorja e Frrok Çupit, kthimi i tij në ‘servilin dezhurn’ të të gjitha pushteteve
Artikulli tjetër“Kryegomar mblidhi gomarët”! Vasili shpërthen ndaj Ramës, Çuçit e Bushatit