Skandal/Gjykata e kapur nga Rama liron grupin kriminal “Bajri” për zgjedhjet

Lirohen nga burgu anëtarët e grupit “Bajri”. Akuzat e rënda që u ngritën ndaj të arrestuarve, për grup të strukturuar kriminal apo vrasje, janë rrëzuar gjatë shqyrtimit të çështjes.

Kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të “Forcës së Ligjit”.

Dënimet

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e avokatëve mbrojtësve, për aplikim të gjykimit të shkurtuar, duke vendosur:

  • Safet Bajri deklarohet fajtor dhe dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  • Ilir Bajri, deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënohet përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
  • Astmer Bilali deklarohet fajtor dhe dënohet përfundimisht me 3 vite burgim.
  • Ismet Idrizi, deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  • Emrah Plaku deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënohet përfundimisht me 2 vite burgim.

Në përfundim të gjykimit, shumica e të dënuarve lirohen nga qelitë pasi koha e paraburgimit e vuajtur vlerësohet se ka likuiduar kohën e dënimit të dhënë.

Në burg mbeten vetëm Ilir Bajri pasi po shqyrtohet kërkesa e autoriteteve italiane për ta ekstraduar si dhe Safet Bajri për shkak se po vuan dënimin për të cilin është dënuar në Belgjikë.

Exit mobile version