Rama pasi ndërseu zagarët e tij, sulmon edhe vetë Vjosa Osmanin

Gjatë konferencës për mediat kryeministri, Edi Rama, ka folur për herë të parë për problematikat që ngriti presidentja në detyrë Vjosa Osmani në fjalën e saj në parlamentin shqiptarë.

Ashtu siç pritej Rama e sulmoi Osmanin duke e akuzuar, si groteske dhe ka mbrojtur jo vetëm traun në Rrugën e Kombit, por edhe Minishengenin.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve fqinjët. Por zero problemeve fqinjët nuk o të thotë fshehje e problemeve por zerim. Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën.

Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë. Jam përpjekur edhe publikisht oa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosin vullnetin e shtetit të Kosovës në shtëpinë e Bardhë për Shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë.

Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë me një çështje administrative me vendin fqinj, të vish në Tiranë, të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse për zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria, ky tra është në mes të atdheut dhe duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët”, tha Rama.

“Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotualluar thikën e nacional-folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjete krejt të tjera nga mjetet e luftës përpara se të fitohej liria. Facebook, Instagrami, deklaratat nuk zëvendësojnë pushkët dhe as nuk përdoren si pushkë. Thjesht dhe vetëm lëndojnë dhe plagosin veten”, shtoi Rama.

Artikulli paraprakDenoncimi i Bozdos: Çmimi i energjisë eletrike është rritur me 20%, më e larta në 30 vite
Artikulli tjetërFiloserbi i diskredituar i Tiranës