Humb jetën nga Covid-19 drejtori i Patentave

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid-19 drejtori i Patentave në Gjirokastër. Edi Pesha mbante funksionin e DPSHTRR, në këtë qytet prej disa kohës.

Pesha ka qenë i shtruar prej 10 ditësh në Spitalin Infektiv, aty ku dhe mbylli sytë sot në ditën e Krishtlindjeve.

Pasha u emërua në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo siç njihet ndryshe drejtoria e patentave në Gjirokastër, në Prill të vitit 2019.

Përpara emërimit në këtë post i ndjeri ka qenë në krye Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.

Artikulli paraprakTë shtëna me armë, një i plagosur
Artikulli tjetër9 të vdekur nga Covid-19 dhe 553 raste të reja në 24 orë