2000 mjekë janë larguar në 7 vite/ Berisha: Kohë Covid-19 por Elbasani nuk ka më specialistë për mushkritë

Ish-Kryeninistri Sali Berisha ka publikuar në denoncim të ardhur në adresë të tij, ku qyteti i Elbasanit është pa një mjek pneumolog në këtë kohë pandemie.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se, në 7 vitet e Edvinit janë larguar nga Shqipëria rreth 2000 mjek, ku vetëm në vitin 2018 u larguan 1100 mjek.

‘Shqipëria nga 1 mjek për 600 banorë që kishte në vitin 2013, ka sot 1 mjek për 1100 banorë. Raporti ka zbritur në mjekë për frymë, në nivelin e viteve 1960’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Kohe covid19 por Elbasani nuk ka me specialiste per mushkrite.

Miq, per shkak te largimit masiv te mjekeve nga Shqiperia ne shumicen e specialiteteve ne rrethe mungojne specialistet!

Ne 7 vitet e Edvinit jane larguar nga Shqiperia rreth 2000 mjek, vetem ne vitin 2018 u larguan 1100 mjek.

Shqiperia nga 1 mjek per 600 banore qe kishte ne vitin 2013 ka sot 1 mjek per 1100 banore. Ajo ka zbritur ne mjeke per fryme ne nivelin e viteve 1960.

Shkaqet kryesore jane:

1-Bllokimi i rrogave te mjekeve dhe infermiereve.

Nga vitet 2005-2013 rroga te infermiereve dhe mjekve u rriten perkatesisht 150 dhe 120%, arriten te jene me te lartat ne rajon.

Ndersa sot ato jane per shkak te inflacionit 30% me te ulta se sa ne vitin 2013 dhe jane me te ultat ne rajon. Ato jane vetem sa gjysma e rrogave te mjekeve dhe infermiereve ne Kosove te cilet marrin nje rroge minimale perkatesisht 1200 dhe dhe 800 euro.

2- Shkalla e larte e pasigurise ne vend, sulmet fizike ndaj mjekeve dhe infermiereve jane shkak tjeter i largimit te tyre nga Shqiperia.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktorr.Po te shkruaj shume i indinjuar per nje problem madhor ne qytetin e Elbasanit ne keto kohera te veshtira per shendetin e qytetareve.Ne spitalin e qytetit te Elbasanit u be kohe qe nuk ka mjek pneumolog.Sot e vuajtem ne kurriz per nje te afermin tone dhe jam shume i shqetesuar per ate qe perjetuam.

Artikulli paraprakBasha: Mirënjohja më e thellë për mikun tonë të çmuar dhe avokatin e palëkundur, Eliot Engëll!
Artikulli tjetër“Ne punojmë prej vitesh të keqpaguar”, mjeku i njohur thirrje kolegëve: A do të vazhdojmë të jetojmë me frikë?