Të gjithë bashkë do t’ia dalim!

Suzana MALAJ
anëtare e kryesisë së LDG Mallakastër

Shpresat dhe dëshirat i kemi të përbashkëta. Çdo grua, me kujdesin e devotshmërinë e gruas dëshiron  një vend më të mirë për fëmijët e vet, një demokraci funksionale ku e ardhmja të mos jetë e errët. Kemi jetuar tetë vite të mbushura me ngjarje që na kthyen vite pas, na bënë të kuptojmë se heshtja dhe distancimi nuk janë mënyra për të dalë prej batakut ku kemi rënë, frika e instaluar në çdo qelizë të vendit e që është kthyer në mënyrë të  të menduarit e stil jetese ku secili sheh punën e vetë nuk na çon asgjëkundi.

Lidhja Demokrate e Gruas Mallakastër ju drejtohet gjithë grave, me dhe pa parti, të punësuara e të papunësuara, të besojnë se uji i ndenjur qelbet dhe pushteti ka filluar të mbajë erë. Të gjithë mundemi të bëjmë dicka për të mirën tonë të përbashkët!

Lidhja Demokrate e Gruas Mallakastër ju drejtohet grave të ish-Uzinës së përpunimit të naftës, të cilat janë shembulli më ideal e më i freskëti se të gjitha bashkë mundemi!

Në dëshirat e aspiratat tona ne nuk dallojmë, ne nuk ndahemi – kështu le të bashkohemi e t’i themi mjaft pushtetit të degraduar në një formë diktature shumëplanëshe!

Gëzuar Vitin e Ri e mbarësi për familjet tuaja, për ju vetë e për fëmijët tuaj!

136213577 2358

Exit mobile version