Reagim i FRPD, Vlorë
Tmerri e ka pushtuar sektin e shkatërrimit të Rilindjes.
Kjo duket qartazi, kur ditën e tretë të vitit, KM-deputet i Vlorës del krah për krah me dështakun e Bashkisë, zëvendësin e Dështakut të Bashkisë (defacto Kryetar i Bashkisë) dhe ëmbëlsira për në fund, me Çunin e Tërmeteve Problematike.
Nga kantieri i Papërfunduar në kantierin e Pafilluar, në sorollatjen e Betoneve oligarkike, jep mendje e zgjidhje se ç’formë, ngjyrë, përmasë do të ketë Betoni i radhës.
Rreh gjoksin se për Vlorën ka bër aq sa nuk janë bër për 30 vite, dhe “ka te drejtë”, se nga Vlora janë larguar aq të Rinj e të Reja, sa për 30 Vite Bashkë.
Kantieret me Tenderime Miliona €uro, që bëjnë sikur punojnë, luajnë rolin e Cirkut, ato hapen dhe mbyllen vetëm kur vjen eskorta kryeministrore.
Vlorën ua ndau Oligarkëve.
Vlorën e bëri Tepsin e premtuar të Oligarkëve.
Fatin e Vlorës e njehësoi me Fatin e Oligarkëve.
Faqen e Vlorës e mbushi me Betonin e Oligarkëve.
Vlorën e Projekton në 3D nga arkitektet belg, e Tenderon me Miliona €uro nga taksat e vlonjatëve dhe në fund e Mbush me Betonin e Oligarkëve miliarderë të Tiranës.
Vlorën e ka bër Arenën e tij të Vjedhjeve pa hesap.
Asnjë Inxhinier, Arkitekt, Urbanist apo Sipërmarrës vlonjat nuk ka qen pjesë e të ashtuquajturave “punë” në Vlorë.
KM-deputet vazhdon të fryhet kur vjen në Vlorë, vazhdon të tregoi me krenarinë e tij boshe se e ka atë në dorën e sundimit të sektit të tij, por çdo ditë po e ndjen se Fundi do i vijë nga Vlora.