Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku ballafaqohen premtimet e pambajtura të Edi Ramës, me realitetin e hidhur të mijëra shqiptarëve që enden nëpër botë duke kërkuar azil.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha.