Sekretari i Përgjithshëm i PD, takim me themeluesit e PD Elbasan: Bashkë do t’i prijmë ndryshimit!

Nga Gazment BARDHI

Guximi, vizioni, largpamësia dhe atdhedashuria që kishin themeluesit e Partisë Demokratike, në ditët ende të errëta ku regjimi komunist nuk kishte hequr dorë dhe vijonte me metodat dhe instrumentet represive, është me të vërtetë një frymëzim për çdo demokrat sot e përherë.

Kënaqësi e veçantë që të njihem e të ndaj ide, mendime e shqetësime me Fatos Bajraktarin, Nikolla Leçkun, Edi Pojanin, Ismail Çalën, Shefqet Deliallisin, Reshat Haxhihysenin, Pavllo Jorgaqin, e Jorgji Dulen.

30 vite më parë këta burra, e shumë të tjerë, me kurajo dhe me urtësi, themeluan Partinë Demokratike në Elbasan.

Kemi ende rrugë për të bërë për të realizuar endrrat dhe aspiratat që ata kishin asokohe.

Po nuk na mungon dëshira, frymëzimi, entuziasmi dhe energjia. Bashkë me themeluesit, me demokratët, me qytetarët e Elbasanit, do të bëjmë realitet thirrjen; Shqipëria si gjithë Europa.

Një qeveri me njerëzit, për njerëzit. Qeveri që jep llogari dhe që kontrollohet nga qytetarët.

Qarku i Elbasanit do t’i prijë ndryshimit. Koha po vjen.

Artikulli paraprakBasha publikon videon: Mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës në restorantin më të shtrenjtë në Dubai
Artikulli tjetërNga erdhën vaksinat?