Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku shikohen ministrat e Ramës në dreka e darka në lokalet më të shtrenjta në Dubai dhe deri në Venezuelë, në një kohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.
Reagimi i kryetarit Basha
Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.