Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për sanitaren e spitalit Covid2, Tire Alldervishi, e cila akuzohet se i ka marrë vajzës së një pacienteje 8 milionë lekë, por përsëri kjo e fundit humbi jetën në spital nga Covid-19. Në fakt Tirja është sekeserja sepse pas saj qëndrojnë zyrtarë të lartë që marrin miliona lekë për të kuruar pacientët me Covid-19 të shtuar në spitale.
Gjykata kërkoi nga prokurori i çështjes vazhdimin e hetimeve dhe rikualifikimin për veprën penale pasi mashtrimi për të cilin akuzohet është kryer, por ka edhe edhe elementë të veprës penale ku nuk përjashtohet mundësia e “Shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit”.
Janë zbardhur edhe komunikimet në “Whats App” mes vajzës së pacientes e cila ishte e shtruar në spitalin Covid2 dhe Tires.
Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzues është shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në këtë spital.
Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin mamit duke i thënë që po e bënte për atë dhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Gruaja ka qëndruar 28 ditë në spital.
Mesazhet
Denoncuesja: Tire, si je a ke shkuar gjë tek mami sot?
Tire Alldervishi: Po parametrat 95 i çova qumësht, donte përshesh.
Denoncuesja: Marshalla…
Tire Alldervishi: E ka ngrënë, tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pijnë kafe në darkë. Në orën 07:00 e duam gati pas insulinës. Dhe rrobat ia kemi dhënë dajë Sabriut.
Denoncuesja: Me patjetër rrobat janë në rrugë. Ça t’i dojë zemra princesësh time, veç hap gojën…
Tire Alldervishi: Që ta ndërroj bashkë me sanitaren pa ikur unë.
Denoncuesja: 40 janë për ty, 20 për infermieren e 10 për pastruesen, të lutem merr numrin e infermieres.