Disa pamje të regjistruara në kohë reale teksa numëroheshin votat për Qarkun e Tiranës dëshmojnë se si votat e 25 qershorit, jo vetëm janë blerë, por edhe janë vjedhur masivisht. Në video shfaqen pastër dy numërues votash të Partisë Socialiste, të cilët kalojnë votat e subjekteve të tjera në favor të PS. Në rastin konkret bëhet fjalë për PDIU. Numëruesit pasi nxjerrin votat nga kutia dhe i vendosin ato para monitorit të ekranit, heqin veçmas votat e subjektit PDIU dhe gjatë vijimit të numërimit, duke shtuar votat në favor të PS, marrin dhe votat e vendosura veçmas duke i shtuar po tek votat e grumbulluara nga PS. Një truk hileqar në fakt, ku për shkak të vendosjes së votave mënjanë, vjedhja që bëhet në pamje të parë nuk kuptohet. Rasti në fjalë, nuk është një rast i izoluar, por dëshmi se si është vepruar në çdo kuti numërimi në të gjithë qendrat e numërimit të votave në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm nga vjedhja e votave të PDIU në Tiranë, PS arriti që t’i rrëmbente këtij subjekti politik një mandat deputeti. Fenomeni i vjedhjes së mandateve është përhapur masivisht po aq sa edhe blerja masive e votave. Ndërsa blerja e votave u faktua nga denoncime të shumta të qytetarëve, zyrtarisht edhe nga vëzhguesit e misionit të OSBE/ODIHR, të tjera fakte dëshmojnë se si vullneti i shqiptarëve u tjetërsua dhe votat u vodhën duke prodhuar një rezultat të manipuluar që nuk dëshmon për vullnetin e qytetarëve. Janë rreth 19 video, të cilat tregojnë se votat e subjekteve të tjera politike kalonin nga numëruesit e PS në favor të kësaj force politike. Ky fakt është pohuar edhe në një denoncim të postuar nga ish-Kryeministri Berisha dje, i cili ndërsa reagon për videon e vjedhjes së mandatit të PDIU në Tiranë poston denoncimin e një qytetari, i cili thotë se disponon rreth 19 video që faktojnë se si u vodhën votat gjatë procesit të numërimit. “Përshëndetje doktor, kjo është vetëm një prej shumë videove që kemi gjetur nga regjistrimet e kamerave ku shihet se si PS ka tjetërsuar votën e PDIU gjatë numërimit. Kemi gjetur skandale të tjera dhe më të mëdha se kaq, janë plot 19 video të tjera me akte të dhunimit të votës gjatë procesit të numërimit”, shkruan qytetari në denoncimin e tij. Ish-Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje KQZ të rinumërojë nga e para votat për Qarkun e Tiranës dhe për çdo qark tjetër ku ekzistojnë të dhëna për vjedhje të votave, ndërsa i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit kriminelët e votës së shqiptarëve. Por nga ana tjetër, pavarësisht se 74 mandatet e marra nga Partia Socialiste në këto zgjedhje japin idenë e një fitoreje të madhe, në të vërtetë nuk është kështu. Kjo, pasi në këto zgjedhje pjesëmarrja e qytetarëve ishte nga më të ulëtat që vendi ka njohur ndonjëherë më parë. Në shifrat e publikuara nga KQZ rrjedhimisht del se 77,38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan Edi Ramën. Më shumë se gjysma (53,21%) e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan! 77,38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan Edi Ramën! De fakto, Edi Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve! Të dhënat janë publikuar nga KQZ. Edhe pse shumë e konsiderojnë demokracinë ushtrimin e pushtetit të shumicës mbi pakicën duket se në vendin tonë situata është kthyer mbrapsht. Shkaqet që shqiptarët nuk shkuan në votime janë të shumta, po zhgënjimi që ata kanë nga politika duket të jetë mjaft i madh. Bandat e PS blenë masivisht votat me para dhe nëpërmjet kërcënimit të zgjedhësve. Në zgjedhjet e 25 qershorit, bandat e PS kërcënuan me jetë zgjedhësit që të votonin për “Rilindjen” e Ramës. Ashtu si 20 vite më parë, komisionerët e PD u kërcënuan në qendrat e votimit nga bandat e pushtetit për t’i detyruar që të tjetërsonin votën e lirë në favor të Partisë Socialiste.
Kryesore
Continue to the categoryIroni e fatit, UNECSO e cilësoi si jo efikase kalimin e...
Nga Mirela Karabina
Raporti i UNESCO-s 2024 (Organizata e Kombeve të Bashkuara pë r Arsim, Shkencë e Kulturë), krahas theksit se Shqipëria është përpara një...