Nga Ilir Allkja
mjek
Edi Rama si trashëgimi përfaqëson komunistët të cilët shpresuam se i përmbysëm në vitin 1990. Babai dhe daja i tij kanë qenë pjesë e nomeklaturës së lartë komuniste të kohës.
Edi Rama si doktrinë përfaqëson famëkeqin Vaso Çubriloviç, i cili njihet për teorinë e tij për dëbimin e shqiptarëve nga Ballkani.
Çubriloviç theksonte se shqiptarët nuk mund të dëbohen me dhunë, por duke i lënë pa punë, duke mos ju njohur pronat, duke ju mohuar drejtësinë në gjykatat, duke ju mërzitur skajshëm jetën.
Edi Rama po e zbaton me besnikëri planin e Çubriloviç!
Edi Rama si gjallesë përfaqëson krokodilin, pa veshë për të dëgjuar, me gjak të ftohtë për të vepruar tinëzisht e keq, si dhe me gojë të madhe për të ngrënë gjithçka.
Miq, vota e 25 prillit nuk është votë për të zgjedhur mes kësaj apo asaj force politike, ajo është votë për të shpëtuar Shqipërinë!
Socialistë të ndershëm, Shqipëria është mbi partitë, ajo duhet të jetë mbi partinë socialiste, mbi rilindjen, të gjithë duhet të bashkohemi për ta shpëtuar!