31 janar 1925-31 janar 2021!/ Tirana nuk ka asgjë për të festuar!

Nga Alba KEPI

31 janar 1925 Asambleja Kushtetuese shpall Tiranen Kryeqytetin e Shqiperise.

Sot 31 janar 2021!

Tirana nuk ka asgje per te festuar!

Brenda 6 muajve dy procese hetimore te Antimafias hedhin dyshime te kompanive qe hapen e mbyllen me qellime riciklime parash te pista per llogari te mafias kalabreze.

Ne Verona operacioni “Isola Scaligera” zbardhi nje skene korruptive te familjeve mafioze te Ndranghetas qe investonin ne Verona ne sektorin e mbetjeve urbane duke perfituar tendera e financime publike. Eshte e njejta komune e cila ka lidhur marreveshjen me Bashkine e Tiranes per pastrimin e qytetit. Ish kryetari i Bashkise se Verones e funksionare te larte te kompanise shteterore qe nenshhkroi marreveshjen me Tiranen jane vene nen hetim.

Ne Catanzaro operacioni “Basso profilo” zbardhi nje tjeter skeme korruptive me qellim pastrim parash e perfitime fondesh publike per qellim te familjeve mafioze me sipermarres mafioze qe kishin gjetur Tiranen si vendin e duhur per te lulezuar aferat e tyre. “Ne Shqiperi mund te transferoheshin para me anije pa u kontrolluar e eshte me e sigurt se San Marino”, komentonin te ndaluarit mes tyre.

Tirana nuk ka asgje per te festuar perballe shurdherise se politikes qe me justifikimin e imazhit te vendit kerkojne komoditetin e heshtjes e ngrejne kunderakuza. Jeni ju qe po i beni “nonen” ketij vendi! Ju e keni shnderruar qytetin ne nje kamp lufte ku vincat jane ushtaret, ju gjenerale me grada te vjedhura, cdo kalldrem te vjeter e keni kthyer ne placke lufte e banoret ne rober te pangopsise suaj!

Tirana nuk ka asgje per te festuar perballe nje shtrese te mesme qe ka te gjithe bagazhin intelektual per te kuptuar e preferon indiferencen e jo pak here mbeshtetjen ndaj atyre qe shkelin kryekeput ligjin.

Tirana nuk ka asgje per te festuar kur shoqata e organizmave civile ndalen tek “na ishte nje here” me pa largpamesine se “nuk do jete me”.

Tirana nuk ka asgje per te festuar kur disa media e gazetare perballe lajmit, zgerdhihen se “kush e ka paguar”, (e arsyetojne si per vete pasi jane ata me te pamoralshmit).
Tirana nuk ka asgje per te festuar kur perballe nje skandali politik e civil, gazetaret kerkojne te faturojne burimet per interesa klientiste (cfare turpi!).

Tirana nuk ka asgje per te festuar, kur ka sot banore te saj qe nuk e duan!

Opinioni qytetare eshte aq i influencuar nga rregulli i Orwellit sa e ka te veshtire te kuptoj se dashuria per qytetin kapercen partine e rehatllikun. Sa me ne qosh te rrine, pa sy e vesh, aq me shume fundjava “istagrami” larg Tiranes, do mund te bejne pas orarit zyrtar te javes.

Me idealet e patrioteve te vertete tironas, me bardhesine e moralit te merhamonit te ijeve tona e ngjyrat bardhe e blu te zemres 💙🤍 Gezuar pervjetorin qyteti im! E “mos e bofshin piken e hajrit” perdhunuesit e tu!

Artikulli paraprakDerë më derë, trokitja e shpresës!
Artikulli tjetërKurthi propagandistik i Ramës me mundësinë e bllokimit të rrotacionit