Situatë dramatike nga përmbytjet në Shkodër, kryebashkiakja tjetër apel Qeverisë!

Shkodra po kalon një situatë dramatike nga përmbytjet. Kryetarja e Bashkisë i është drejtuar sërish me një apel qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në dy njësi administrative, Ana e Malit dhe Dajç si paojë e përmbytjeve që vazhdojnë prej gati një muaji.

Bashkia e Shkodrës kërkoi sot edhe nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e përroit të kufirit në Muriqan në njesinë administrative Ana e Malit si dhe mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë në katër njesi, afro 500 ton.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër

Bashkia bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për mediat se, nga monitorimi periodik në terren mëngjesin e 1 shkurtit 2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3005 Ha.

Tokë e pakultivuar 605 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 2120 Ha.

Grurë 150 Ha.

Bimë Dekorative 87 Ha.

Pemetore 40 Ha.

Serra 3 Ha.

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashte funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë.

Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Tokë e pakultivuar 220 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha.

Grurë 45 Ha.

Pemetore 35 Ha.

Bimë dekorative 7 Ha.

Serra 3 Ha.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 290 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha.

Grurë 95 Ha.

Bimë dekorative 80 Ha.

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 40 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha.

Grurë 10 Ha.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç.

Tokë e pakultivuar 25 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha.

Pemetore 5 Ha.

Exit mobile version