Situatë e rënduar nga përmbytjet edhe në Lezhë

Situatë e rënduar nga përmbytjet edhe në Lezhë për shkak të reshjeve të shiut. Sipas burimeve zyrtare, 270 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore janë përmbytur në Torovicë, Tesh dhe Gjorm.

Situata më e rëndë paraqitet në Gjorm ku banorët bëjnë roje natën për të ruajtur argjinaturën pasi rrezikohet të shembet si pasojë e vërhsimit të ujrave.

Njoftimi zyrtar

Situata në qarkun Lezhë, datë 02.02.21, ora 09.00′:

-Gjatë natës, kemi pasur reshje me intensitet mesatar në të dobët, të cilat vazhdojn edhe  tani;

-sasia e reshjeve të rëna është rreth 30 mm.

-Në shkallë qarku, si pasoj e reshjeve, kemi të përmbytura rreth 270 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore, këto në zona depresive, konkretisht;

-në bashkinë Lezhë,  kemi rreth  220 ha, në ish kënetat Torovicë dhe Tresh;

-në bashkinë Kurbin, kemi rreth    50 ha, në ish këneten Gjorm.

-Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë, për evadimin e ujrave, komkretisht kanë këto kuota, të cilat nuk përbëjnë problematike në përmbytje e tokave bujqësore në tërsi;

-hid.Balldre,    kuota  -1.4 m;

-hid.Tale,         kuota  -1.4 m;

-hid. Drojë,      kuota  -1.0 m;

-hid. Shllinza, kuota   -1.3 m;

-Rezervuaret nuk paraqesin problem, janë në monitorim, veprat e marrjes janë të hapura përshkarkimin e ujrave dhe ruajtjen e nivelit në banen;

-Lumenjët  Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 1 m mbi atë normale, por pa probleme.

-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishem, është pa problem.

-Rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalueshme pa problem.

-Strukturat e MC, janë në ndjekje të situatës.

Artikulli paraprak#ShqipëriaFiton/ Basha tregon angazhimin e parë të programit: 110,000 vende të reja pune për shqiptarët!
Artikulli tjetërRama siguroi vaksina vetëm për veten dhe miqtë, a do të vaksinohet publikisht Pipero?