Situatë e rënduar nga përmbytjet edhe në Lezhë për shkak të reshjeve të shiut. Sipas burimeve zyrtare, 270 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore janë përmbytur në Torovicë, Tesh dhe Gjorm.
Situata më e rëndë paraqitet në Gjorm ku banorët bëjnë roje natën për të ruajtur argjinaturën pasi rrezikohet të shembet si pasojë e vërhsimit të ujrave.
Njoftimi zyrtar
Situata në qarkun Lezhë, datë 02.02.21, ora 09.00′:
-Gjatë natës, kemi pasur reshje me intensitet mesatar në të dobët, të cilat vazhdojn edhe tani;
-sasia e reshjeve të rëna është rreth 30 mm.
-Në shkallë qarku, si pasoj e reshjeve, kemi të përmbytura rreth 270 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore, këto në zona depresive, konkretisht;
-në bashkinë Lezhë, kemi rreth 220 ha, në ish kënetat Torovicë dhe Tresh;
-në bashkinë Kurbin, kemi rreth 50 ha, në ish këneten Gjorm.
-Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë, për evadimin e ujrave, komkretisht kanë këto kuota, të cilat nuk përbëjnë problematike në përmbytje e tokave bujqësore në tërsi;
-hid.Balldre, kuota -1.4 m;
-hid.Tale, kuota -1.4 m;
-hid. Drojë, kuota -1.0 m;
-hid. Shllinza, kuota -1.3 m;
-Rezervuaret nuk paraqesin problem, janë në monitorim, veprat e marrjes janë të hapura përshkarkimin e ujrave dhe ruajtjen e nivelit në banen;
-Lumenjët Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 1 m mbi atë normale, por pa probleme.
-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishem, është pa problem.
-Rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalueshme pa problem.
-Strukturat e MC, janë në ndjekje të situatës.