Këlliçi, deklaratë të fortë ndaj Veliajt: Tirana që meritojmë nuk e shet të ardhmen e saj te Ndragheta

Kryetari i FRPD, njëherësh drejtues politik i PD në Kombinat, Belind Këlliçi, tha sot gjatë një takimi se, Veliaj është propagandisti numër 1 në Tiranë, duke e lënë zonën me probleme të mëdha infrastrukturore, mungesën e rrugëve dhe ndriçimit publik.

“I lexoni gjepurat që publikojnë në rrjete sociale? “Nisën punimet”, “Filloi ndërtimi”, “Gati projekti”. Kishin 8 vjet kohë për të na mallëngjyer me ndonjë punë të hajrit’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Propagandisti nr. 1 i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të bindë kryeqytetasit se kjo është Tirana që duam. Kjo masakër urbane nuk është Tirana që duam! Kjo madje nuk i ngjet fare Tiranës që duam. Tirana që meritojmë nuk e shet të ardhmen e saj te Ndragheta.

Personalisht kam detyrimin t’ju tregoj realitetin e banorëve që takoj çdo ditë. Në Kombinat Qendër ka ndërprerje të rregullta të energjisë elektrike dhe mungesë të ujit të pijshëm.

Në Kodër Kombinat, banorët jetojnë në kushte ekstreme, me vetëm 2 orë në ditë ujë dhe energji elektrike. Varfërinë këtu nuk ka propagandë që e fsheh. Problemi më i madh i Kombinatit janë pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Qeveria pa i pyetur kërkon t’i shpërngulë në një zonë rurale, duke u zhvlerësuar mundin e një jete.

Me banorët dhe ekipin e Grupseksionit 1 të PD, do të bëhemi një, për të ndalur me votë masive këtë padrejtësi historike, dhe për të fituar betejën me organizatën mafioze Ndragheta dhe mëkëmbësin e saj Erion Veliaj.

2 29

3 16

Artikulli paraprakCovid-19, aktivizimi i spitaleve periferike dhe rritja e kapaciteteve reanimatore është urgjencë e vonuar
Artikulli tjetërPagat e mësuesve, PD i përgjigjet Ramës: Nuk e mbajti premtimin. Në 8 vjet rritja reale vetëm me 30 euro!