Bushati apel qeverisë për vëmendje ndaj situatës së rëndë në zonën e Nënshkodrës: Rama të tregojë përgjegjshmëri

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, ditën e sotme ishte pranë banorëve të përmbytur të zonës së Nenshkodrës.

Ai është shfaqur krah familjeve të përmbytura. Banorët shprehen se, Edi Rama vazhdon të shfaq hakmarrjen e tij primitive dhe një karshillëk që ato janë mësuar të përballen gjatë qeversijes së tij.

Jemi futur në ditën e 38-të,(thotë Beni, një nga banorët e zonës)dhe kryeministri ende nuk e sheh të arsyeshme të shfaqet krah banorëve të kësaj zone.

Por, jo vetëm ai, banorët e Nënshkodrës ndjehen të braktisur edhe nga strukturat drejuese qeveritare.

Bushati i bëri apel qeverisë për vëmendjen ndaj situatës së rëndë në zonën e Nënshkodrës> Ai tha se, Rama duhet të tregojë përgjegjshmëri.

Pse heshtni z. Kryeministër?!

Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

Çfare duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?!

🆘 Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale.

2 38

Exit mobile version