Qafë-Thana vijon të jetë e bllokuar, Spaho publilon pamjet: Kjo qeveri na ka lënë në baltë, duhet ta largojmë!

Pika e kalimit kufitar në Qafë-Thanë vijon të jetë e bllokuar që prej ditës së djeshme, ku qindra qytetarë me mjete të vogla janë detyruar që ta kalojnë natën në mes të të ftohtit, me temperatura disa gradë nën zero.

Burimet bëjnë të ditur se, pas punës së disa borëpastrueseve gjatë natës është bërë e mundur që të kalojnë vetëm mjetet e larta 4×4, ndërkohë që disa qytetarë të tjerë janë kthyer pas dhe kanë kaluar kufirin përmes Tushemishtit.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho publiloi mbrëmë pamjet nga Qafë-Thana e bllokuar totalisht.

“Ne Qafe-Thane gjithçka eshte bllokuar. Edhe pas 24 oresh nga nisja e reshjeve, qeveria ka deshtuar te siguroje kalim normal per makinat. Maunet jane bllokuar prane doganes. Borepastruese nuk ka, megjithese paguhen mbi 15 milione euro ne vit per mirembajtjen e rrugeve.

Kjo qeveri na ka lene ne vendnumero, njesoj siç ka lene keto maune, njesoj siç la mbreme ne rruge mijera njerez ne te gjithe vendin. Nuk krahasohemi dot as me Maqedonine e Veriut, ku gelojne borepastrueset dhe rruga eshte lehtesisht e kalueshme.

8 vjet deshtime jane mjaft! Kjo qeveri na ka lene ne balte dhe ne duhet ta largojme! Ne 25 Prill, Edi Rama humb, Shqiperia fiton!”, shkruan Spaho në reagimin e tij.

Exit mobile version