Premtimet e pambajtura për 8 vjet, Flamur Noka nga Kamza: Me Edi Ramën ka vetëm dështim!

Familja e Bilbil Tolulit në Bathore është si shumë familje të tjera në zonën e Kamzës dhe të Shqipërisë, të përjashtuar nga ndihma ekonomike, të mashtruar nga qeveria me premtime të pambajtura. Këto shqetësime iu përcollën drejtuesit politik të PD në zonë, Flamur Noka, duke vënë në dukje, veçanërisht, mashtrimin e Edi Ramës me legalizimet. “Pas 8 vitesh, legalizimi jo vetem nuk u bë falas, por nuk u bë fare”, tha kryefamiljari i zhgenjyer, duke bërë përgjegjëse qeverinë për diskriminim.

Megjithëse në kushte të vështira, ata nuk e kanë humbur shpresën se zgjedhjet e 25 Prillit do të sjellin ndryshimin.

“Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro! Ai po e mban peng këtë vend. Ndaj, më 25 prill të gjithë duhet të shkojmë tek kutitë e votimit për t’i dhënë Shqipërisë një fytyrë tjetër, një qeveri me Lulzim Bashën. Ne do të jemi pranë jush në çdo moment.

Të gjithë ata që kanë abuzuar keto vite do të vihen përpara përgjegjësisë. Koha kur qytetarët shkelen me këmbë do të marrë fund!

Detyra e shtetit është të kujdeset për qytetarët e tij”, theksoi Flamur Noka.

1 63

2 53

Artikulli paraprakGështenja, një mrekulli natyrore
Artikulli tjetërTabaku me bizneset e vogla: Ka rënë konsumi. Nuk mbahet më!