Basha videomesazh: Pas 8 vitesh dështimi dhe premtimesh boshe është koha që Rama të largohet!

Videomesazhi i Bashës: Pas 8 vitesh dështimi dhe premtimesh boshe, është koha që Rama të largohet. Është koha që të sjellim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Teksti i video-mesazhit:

Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet dështime.

Shqipëria ka mbetur në vend numëro.

Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe.

Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet.

Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë.

Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën!

Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.

Exit mobile version