Familjarë, të afërm, miq dhe qindra e qindra qytetarë të Sarandës përcollën sot për në banesën e fundit kryetarin e Degës së PD të këtij qyteti, Hariz Mema.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, me qindra demokratë dhe qytetarë të Sarandës kishin dalë në anë të rrugës për t’i bërë respektin e merituar jo vetëm kryetarit të PD po dhe një qytetari shembullor!
Postimi i Edi Palokës
Sot percollem me dhimbje e i dhame lamtumiren e fundit kryetarit te PD Sarande, mikut tone Hariz Mema! Me qindra demokrate dhe qytetare te Sarandes kishin dale ne ane te rruges per t’i bere respektin e merituar jo vetem kryetarit te PD po dhe nje qytetari shembullor!
U prehesh ne paqe mik!