Denoncimi i të moshuarit: Më përzunë nga qendra sociale, kam një muaj që fle në hollin e spitalit

Një i moshuar është përzënë nga qendra sociale dhe ka një muaj e gjysëm që fle në hollin e spitali. Ai denoncon kushtet e rënda dhe abuzimin e drejtuesve të këtij institucioni publik. Qytetari Leka shprehet se drejtoresha dhe përgjegjësi i kësaj qendre kanë ngritur një skemë korrupsioni, dhe çdo person që refuzon të paguajë para, nxirret në rrugë të madhe.

Në një intervistë për gazetaren e Fax News, Arestina Skënderi, qytetari tregon se pasi kanë bërë gjithçka për ta nxjerrë nga qendra, përmes manipulimit të rrethanave të ngjarjeve, ai tashmë qendron dhe fle në hollin e spitalit ushtarak pasi nuk ka se ku të qendrojë.

“Atje nuk është strehë sociale, por për vdekjen e njerëzve, atje janë të gjithë të manipuluar, nëse një person ankohet për drejtoreshën apo përgjegjësin  përjashtohet direkt nga qendra sociale. E para më kanë thënë që unë kam provokuar një pastruese, unë lajmërova policinë, e cila verifikoi rastin, dhe mua pastruesja më kërkoi falje.

Më pas më provokuan sërish përmes një spiuni të tyre, i cili më shante, një ditë u çova dhe e kapa, ndërkohë që unë në dorë kisha një mollë dhe thikë që po haja. Erdhi Policia dhe e verifikoi përmes kamerave të sigurisë që unë nuk doja të qëlloja një njeri me thikë. Ky Geri që është përgjegjësi më thotë mua që nuk mund të qendrosh pa para këtu, unë iu thashë që nuk do ju jap para, se ju nuk e keni privat. I thashë ”të të vijë turp” dhe që prej atëherë kanë bërë çmos që unë të largohesha prej aty.

Kush nuk paguan largohet nga streha sociale, njerëzit kanë frikë që të denoncojnë. Unë kam një muaj e gjysmë që qendroj në hollin e spitalit Ushtarak. I kam bërë mesazh dhe Erion Veliajt, dhe më tha që do ta zgjidhim këtë çështje. Erdhi në furgon plot me ushqime, dhe deri në darkë ato u zhdukën, ai Geri e di se ku i ka shitur batanijen, na thoshin që skemi batanije që ne ti blinim vetë.

3 veta kanë vdekur atje, dhe është në përgjegjësinë e drejtoreshës kjo, se i kanë nxjerrë përjashta dhe i lënë aty deri në 6 apo në 7 të darkës. Institucionet ta shikojnë dhe ta verifikojnë këtë problem, përzënë njerëzit në sajë të dëshirës së vetë. Ai personi rri dhe fle aty, drejtoresha ka spiunin e saj personal dhe krijon komplote.

Unë te ajo strehëz nuk shkoj më, pasi nuk kam ndërmend të rrezikoj jetën time“, tregon qytetari.

Exit mobile version