Bushati vizitë në familjen e pensionistëve: Prindërit tanë meritojnë një jetesë dinjitoze, PD ka një plan konkret

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi nje vizitë në familjen e Angjelina dhe Bert Krroqit.

Çifti i pensionistëve, janë të sëmurë dhe me ilaçe. Pensioni që ata marrin nuk u mbulon nevojat bazike për një jetesë normale. Fëmijët në emigracion u sigurojnë jetesën. Bushati njohu çiftin pensionist me programin e PD-së, duke u premtuar se kjo gjendje do të ndryshojë pas 25 Prillit.

Bushati tha se, prindërit tanë meritojnë një jetesë dinjitoze, ndërsa sipas tij Partia Demokratike, ka një plan konkret për rritje reale te pensioneve.

Artikulli paraprakShpresa Guçe prej më shumë se një viti në çadër bashkë me mbesën 4 vjeçe dhe të bijën, Paloka: Rama po bën premtime të tjera boshe
Artikulli tjetërPD i përgjigjet Ramës: Nëse s’bëre asgjë në 8 vjet, s’do të bësh as në 4 të tjerët. Të lumtur që e kuptove se plani ynë çon vendin para