Nga Lulzim BASHA
Shqipëria sot renditet e 82-ta në raportin “Doing Business 2020”
Në vendin e fundit në rajon.
Kjo i bën keq gjithë ekonomisë sonë.
Pse ka ende pengesa burokratike për hapjen e një biznesi të ri?
Për dhënien e lejeve të ndërtimit?
Për energjinë elektrike? Për kreditë? Investimet? Tregtinë? Për taksat?
Sepse kryeministër është Rama.
Programi ynë “Shqipëria Fiton” do t’i heqë te gjitha këto pengesa dhe do të fuqizojë klasën e mesme.
Ne do vendosim një moratorium 12 mujor gjatë të cilit asnjë biznes nuk do të gjobitet.
Do të ulim numrin tmerrësisht të lartë të kontrolleve që i marrin sot frymën biznesit .
Do të përgjysmojmë afatin ligjor për miratimin e lejeve dhe licencave.
Ju mundoheni dhe punoni fort, ndaj meritoni më shumë.
Për ta vënë Shqipërinë në rrugën e suksesit, të vendit ku është mirë të bësh biznes, duhet të mposhtet korrupsioni. Ky është plani ynë: largojmë Ramën, eleminojmë korrupsionin dhe vëmë Shqipërinë në rrugën e suksesit.
Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!
#SHQIPERIAFITON