Mbi 200 familjeve u janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Klosit për shkak të tërmetit. Dhjetëra prej familjeve jetojnë ende në çadra pasi nuk kanë përfituar financime për të rindërtuar shtëpitë.
Gjatë takimit me Xhelal Mziun, banorët shprehën shqetësimin se Bashkia ka favorizuar persona me bindje të majta ndonëse shtëpitë e tyre kanë dëmtime të lehta.
“Pjesa më e madhe nuk kanë përfituar edhe pse shtëpitë e tyre janë klasifikuar të pabanueshme”, tha një prej banorëve.
Xhelal Mziu ishte pranë familjes së Mehmet Kacelit në fshatin Bel të Klosit, shtëpia e së cilit u dëmtua rëndë duke u bërë e pabanueshme.
“Po kalon dimri i dyte dhe e gjithë familja jetojmë në çadër mes shiut dhe borës. Nuk kemi përfituar asnjë financim nga qeveria, madje nga dita kur shtëpia është klasifikuar e pa banueshme nuk ka ardhur askush nga Bashkia”, tha Mehmet Kaceli.