Drejtuesi politik i PD në Qarkun Durrës, Edi Paloka u takua sotme banorët e lagjes nr.17 Durrës.
“Ne nuk mund të nisemi thjesht me faktin që shqiptarët kanë arritur në pikën që nuk e durojnë këtë qeveri, nuk mund të ecim me mllefin dhe inatin ndaj kësaj qeverie. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre. Ju e keni parë programin e Partisë Demokratike.
Kur themi se do të rrisim pagat e arsimtarëve apo mjekëve apo do dyfishojmë pensionet, të rrisim minimalisht çdo vit 5% pensionet dhe pagat, nuk janë fjalë në ajër, por është çdo gjë e llogaritur dhe argumentuar, ku do të gjehen paratë dhe si do të realizohet ky premtim”, u shpreh Paloka.
SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO!
#ShqiperiaFITON