Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, tha ndër të tjera se, ndërsa shqiptarët janë zhytur në borxhe për të marrë trajtim anti-Covid, Rama u dha 2 milion euro inceneratorëve.
Basha tha se, qeveria është e interesuar të vendosë qytetarët në konflikt me mjekët. Rama na renditi të tretët në botë për numrin e vdekjeve nga COVID.
Lulzim Basha: Mirë se keni ardhur! Ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë takim të pranishëm dhe fizikisht gjithmonë duke ruajtur normat anti-COVID dhe natyrisht profesorëve, ekspertëve, specialistëve të nderuar që na ndjekin përmes Zoom, si sa i përket masave anti-COVID, gjithashtu edhe për shkak se disa prej ekspertëve tanë më të mirë, siç dihet prej kohësh ndodhen jashtë vendit.
Arsyeja e këtij takimi për fat të keq është konstatimi i një përkeqësimi të ndjeshëm të krizës të thellë sa i përket COVID-19. Rritja dramatike e shifrave të të infektuarve, numrit të viktimave të raportuara zyrtarisht si dhe gjendja e përgjithshme e shoqërisë e të gjithë afektuarve, familjeve të pacientëve, gjendjes së tyre ekonomike, personelit shëndetësor, mjekëve, infermierëve në tërësi, të gjithë zinxhirit shëndetësor, ka arritur në një pikë që do ta konsideroja më të keqen që nga fillimi i krizës së pandemisë.
Nuk ka pikë diskutimi që numri real i të infektuarve është shumë më i lartë sesa ai që raportohet, ndërkohë që për fat të keq një nga paralajmërimet që erdhi nga profesionistët dhe që unë e bëra publik dhe që i dhashë zë në emisionin Opinion para disa muajsh, tashmë është provuar edhe faktikisht se ishte i vërtet përmes vet statistikave të kësaj qeverie të cilat tregojnë se viti i kaluar shënon një numër vdekjesh të shtuara mbi numrin mesatar të vdekjeve natyrore prej më shumë se 6 mijë qytetarësh, nënash, baballarësh, familjarësh, të cilat kanë humbur jetën mbi 6 mijë, pra është në një kontrast të thellë shumëfish më të lartë se sa shifrat e raportuara nga qeveria dhe nga institucionet qeveritare. Ndërkohë, numri i testimeve vazhdon të mbetet i ulët. Nuk ka asnjë informacion se sa testime po kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik dhe sa testime po kryhen nga privati.
Edhe pse e gjithё bota ka marr masa pёr t’u përballur me evoluimin e krizës dhe përhapjen e shpejt tё mutacioneve dhe asaj qё pritej si vala e tretё e COVID-19, vetёm kjo qeveri dhe ky kryeministёr nuk kanё bёrё asgjë. Gjendja nё spitale nuk ka ndryshuar, përkundrazi me ngarkesën e shtuar tё pacienteve ёshtё e përkeqësuar. Vetёm Shqipёria nuk jep informacione zyrtare nëse ka mutacione qё qarkullojnë apo jo.
Tё gjitha vendet fqinje me ne i kanё identifikuar dhe kjo pёr faktin e thjesht sepse tash njё vit zyrtarisht nё konstatim tё pandemish i vetmi prioritet qё ka mbizotëruar me sukses tё plotë kohën por jo realitetin ёshtё propaganda ёshtё fshehja e fakteve siç ndodhi edhe me rastin vdekjeve sepse pёr kёtё qeveri jeta e njerëzve nuk ka vlerë, shëndeti i njerëzve nuk ka vlerë, vlera e vetme ёshtё vlera e propagandës dhe ajo ёshtё produkti i vetёm qё marrim nga mëngjesi deri nё darkё vetёm propaganda.
Nuk ka njё vend tjetër nё Ballkan lё mё nё Europë, qё tё ketë cirkun e shëmtuar shëtitës tё kryeministrit qё shkon duar kryq dhe shikon se si ngulet gjilpëra e vaksinës kёtё apo aty a thua se kjo ёshtё puna e tij. Kur nё fakt puna e çdo kryeministri nё njё situatё e tilla ёshtё tё sigurojё tё gjitha mjetet e nevojshme financiare, tё gjithё bazën e nevojshme ligjore dhe tё bёrё nё funksion tё gjitha ato ingranazhet e shtetit pёr tё bёrё ato detyrat minimale, qё kemi pre marsit tё vitit tё kaluar qё ja kërkojmë ditё pёr ditё e javë pёr javë, muaj pёr muaj, po mbushet viti.
Tё parё qё kanё folur kanё qenë profesionistët jo ne. Ne i kemi dhёnё zë shqetësimeve tё tyre tё drejta nё kushtet kur qё nga marsi ky kryeministёr dhe kjo qeveri filluan avazin dhe çfarë nuk thonin nё mëngjes, nuk thonin nё darkё, vetёm e vetёm pёr tё larё duart nga përgjegjësitë e tyre ndaj krizës.
Fshehja e fakteve ёshtё bёrё me qëllim pёr tё fshehur dështimin total nё marrjen e masave adekuate. Pa pikë diskutimi as nuk e kemi kërkuar dhe as nuk kemi menduar ndonjëherë ti kërkojmë qeverisë së Edi Ramës të marri masa si qeveritë e tjera perëndimore. Por që të jetë e fundit në çdo aspekt, me nivel të pakrahasueshëm me vendet fqinje, kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo nuk është thjesht dështim.
Ky është krim, kushton jetë dhe shëndet. Është krim ndaj mijëra bashkë qytetarëve që si kemi më mes nesh. Nuk janë numra këto 6000 vdekje shtesë, që u detyrua në fund fare ti publikonte edhe INSTAT, muaj pasi i denoncuan profesionistët me kurajo dhe pasi i publikova në emisionin “Opinion”. Janë nëna, janë baballarë, janë motra, janë vëllezër, janë vuajtje, janë dhimbje, janë boshllëqe të pariparueshme që ka lënë keq menaxhimi monstruoz i krizës së pandemisë nga kjo qeveri.
Tani siç e keni vënë re është kthyer në një nga truket e preferuara që është provokimi i tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe mjekëve që në fakt po bëjnë një punë vetëmohuese në kushtet ku ndodhen dhe dua ta them hapur dhe qartë për të gjithë ata që na dëgjojnë, qytetarë, mjekë dhe infermierë, duke pasur parasysh se çfarë qeverie dhe çfarë kryeministri kemi, heroizmi i mjekëve shqiptarë është i pakrahasueshëm me këdo tjetër. Pa pikë diskutimi.
Të kesh një qeveri që nuk çan kokën për jetën ë njerëzve, nuk çan kokën për jetën e mjekëve, që e ka sjellë numrin e mjekëve të vdekur në nivele rekord dhe që për numrin e vdekjeve të qytetarëve na rendit të tretët në botë dhe kjo është statistikë zyrtare e shtetit të Edi Ramës, e Institutit të Statistikave të kontrolluara nga ai, qeverisë së Edi Ramës, të tretët në botë për numrin e viktimave. Dhe pastaj të përpiqesh të hedhësh fajin mjekëve kjo është dyfish kriminale dhe e poshtër, cinike, e pashpirt. Vetë e bëri vaksinën, me pretekstin se po e provonte ky i pari. Sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pa merituar që bëri Edi Rama, që është i vetmi që nuk po bën detyrën e tij në këtë krizë.
I vetmi që nuk po bën detyrën e tij ishte i pari që mori vaksinën. Ndërkohë dhjetëra mjekë e kanë paguar me jetën e tyre, mijëra qytetarë e kanë paguar me jetën e tyre. Në vend që të marrë masa për të bërë minimumin që bën çdo qeveri tjetër, për të furnizuar spitalet, për të rritur kapacitetet, për të inkurajuar dhe mbështetur mjekët, infermierët dhe gjithë personelin shëndetësor, kërkon t’ju mbyllë gojën atyre që denoncojnë. Pasojat e keq menaxhimit monstruoz të krizës me polici. Me polici që e përdor si shkop gome edhe në rast pandemie.
Aspekti tjetër mund të mos duket drejtpërdrejt i lidhur me atë për çfarë jemi mbledhur sot dhe pa diskutim nuk kam ndërmend të zgjatem sepse jam në mesin e ekspertëve dhe do flisni ju vetë por unë nuk mund të rri pa thënë, pa konstatuar ato që konstaton çdo qytetar sepse është detyra ime, është detyra e opozitës të thotë atë që s’guxon ta thotë dot përgjegjësi për këtë dështim dhe që përpiqet ta censurojë në çdo ekran por megjithatë nuk mund të lë anash krizën financiare që ka shkaktuar kjo sjellje, ky keq menaxhim nga qeveria dhe kryeministri, i kësaj pandemie duke zhytur familjet shqiptare në borxh. Para disa ditësh është bërë një anketë nga një organizatë e pavarur, e cila ka vërtetuar tashmë përmes sondazhit apo anketës atë që e dimë të gjithë.
Propozimi ynë i Shtatorit për rimbursimin e plotë të pacientëve që kurohen në mënyrë ambulatore pra në shtëpi që gjoja u adoptua me vendim të këshillit të ministrave, nuk ka dhënë rezultat. Shumica dërrmuese e shqiptarëve po zhyten në borxh për të kuruar të afërmit e tyre në kushtet ku spitalet janë mbushur plot dhe prandaj Tirana është shndërruar në vetvete në një spital të madh. Çdo pallat, çdo lagje me të sëmurë brenda shtëpive që ju duhen qindra, mijëra, miliona për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Para që ose i nxjerrin nga xhepi, më fatlumët, ose i marrin borxh, ose ka dhe nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti. Kjo kur ndërkohë vetëm këto dy muaj, vetëm për aferën korruptive-kriminale-mafioze të inceneratorëve i ka gjetur 2 milion euro, ua ka paguar 2 milion euro të shqiptarëve inceneratorëve, ortakëve të vet, ndërsa shqiptarëve asnjë kacidhe.
Sistemi i rimbursimeve që në konceptim nuk kishte të bënte fare me atë që propozuam ne. Është i cunguar, është i pa mjaftueshëm në letër ndërsa në efekt të gjithë e dinë që nuk po funksionon. Nuk përfshihen analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnozën dhe për monitorimin e ecurisë së pacientit. Ndërkohë që kosto më e lartë që deklarohet nga ata që kanë të sëmurët në shtëpi dhe e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë lidhet me nevojën për të kryer analiza të shumta, shumica dërrmuese e të cilave kryet në institucione private ku një analizë shkon sa një rrogë mujore mesatare në Shqipëri.
Në këtë krizë të thellë ku jemi futur sot nuk mund të fshihet kryeministri dhe përgjegjësi për këtë situatë as duke bredhur me ciklin shëtitës duke shpërndarë një grusht vaksinash, duke harxhuar kështu edhe më shumë kohë të vyer, edhe më shumë para të shqiptarëve se kryeministri nuk lëviz kurrë vetëm ta dini. Çdo kilometër lëvizje e kryeministrit i kushton taksapagueseve shqiptar. Para që duhet të kishin shkuar për të mbështetur mjekët, për të blerë pajisjet, për të mbështetur infermierët, për të disbursuar shpenzimet e rimbursuar totalisht ato për pacientët në shtëpitë e tyre.
Jemi në një gjendje ku pozitiviteti është shpërthyes. Jemi në një gjendje ku me vetë me statistikat zyrtare ku po të marrim për bazë hendekun midis atyre që kanё raportuar dhe atyre që u dolën shesh vdekjet janë në numra rekorde. Ç’tju them. Cili prej jush këtu i pranishëm në këtë mbledhje, cili prej jush që na ndjek përmes ekraneve nuk është dëshmitarë i kësaj situate. Sa njerëz ju është dashur të ngushëlloni javën e kaluar të afërm, miq. Sa të tjerë ju është dashur ti merrni në telefon e ti pyesni për shëndetin sepse janë infektuar me Covid.
S’ka asnjë përputhje me atë që raportohet zyrtarisht. Demagogji, mungesë profesionalizmi e papërgjegjshmëri ka, ndihmë për njerëzit nuk ka. Ndërkohë dy hapa të tjerë të cilët i kemi propozuar po kështu prej më shumë se 8 muajsh dhe i kemi përfshirë si një ndër pikat kryesore të planit me 5 hapa për tu përballur me pandeminë ka dështuar në mënyrë spektakolare. Kemi kërkuar krijimin e spitaleve covid rajonale, fakti është para dy ditësh u gjeta ngjitur me një mjek me kolegun tuaj, një mjek specializant, kirurg vaskular që kishte marrë rrugën nga Gjermania për të ardhur pranë babait të vet, një mjek shumë i njohur vlonjat i cili pasi ishte konstatuar i sëmurë me covid dhe me sindromat përkatëse të mos funksionimit respirator e kishin mbajtur dy ditë në Vlorë dhe pastaj i kishin thënë se çfarë të bëjmë ne ketë ty, ne operatorë s’kemi, ne mjekë s’kemi.
E kishin nisur në Tiranë ku të gjitha spitalet që japin një farë trajtimi janë plot edhe kishte përfunduar në një spital që në dijeninë time deri para apo spital i them unë se por një qendër jo publike kurimi, në dijeninë time deri para një viti përdorej vetëm për kirurgji plastike. Pse? Sepse nuk u bë mobilizimi masiv i kapaciteteve mjekësore të Shqipërisë duke filluar me mjekun e familjes që vazhdon të mbetet i pambrojtur dhe numri i infektimeve te mjekët e familjes sipas të gjithë të dhënave të mbledhura nga departamenti ynë i shëndetësisë ka arritur në proporcione të pakrahasueshme me Kosovën e me Maqedoninë e Veriut, e lëre më pastaj të merremi dhe të krahasohemi me Europën.
Çfarë masash merren? Çfarë fondesh caktohen? Si kujdesesh për mjekët dhe infermieret? Si kujdesesh për të ndihmuar të sëmurët? Si i rimburson dhe sa i rimburson pacientët që kurohen në Shqipëri? Këto janë pyetjet që duhet ti përgjigjet një kryeministër normal. Dhe për ti ikur këtyre pyetjeve një kryeministër anormal ka organizuar cirkun e përditshëm me të cilin mendon se mund tua hedh shqiptarëve. Po ka ardhur aty ku s’mban më, kjo është çështje jete dhe vdekje në rrallë të parë. Dhe së dyti kjo është një krizë që po shkatërron si rrallë herë më parë financat personale dhe familjare të shqiptarëve, bizneset e shqiptarëve, ekonominë e shqiptarëve.
Pas dy muajsh shqiptarët do të vendosin dhe vendimi i tyre do të ketë të bëjë edhe me këtë keq menaxhim të tmerrshëm dhe se si ju ka kushtuar me jetë, me shëndet dhe xhepa. Por dy muaj është një kohë e gjatë për mua si prind, si bir prindërish, si qytetarë dhe pastaj si drejtues i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare dhe kandidati për kryeministër. Ndaj ju kam mbledhur sot jo thjeshtë dhe vetëm për të konstatuar këto gjëra që janë në sytë e çdokujt këto trauma personale që çdo shqiptarë po i përjeton. Por për të përsëritur edhe një herë qëndrimet tashmë botërisht të njohura për trajtimin kësaj krize. E para dhe kryesorja mbeten testimet. Pak orë më parë isha me miq të nderuar strategjikë të Shqipërisë, jo ekspertë të fushës.
Më bënë një pyetje fare të thjeshtë, ma kanë bërë dhe gazetarët. Çfarë do bëje po të ishe në këtë situatë ? Dhe po ju përsëris pikë për pikë atë që kam një vit që ju them. E para punës, të gjitha financat e shtetit do ti vija në funksion të kësaj krize dhe asgjë tjetër nuk do të merrte asnjë financim se nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti, se jeta dhe se xhepat e shqiptarëve. Çfarë do të thotë kjo praktikisht ? Testimet, të parat. Pse testimet të parat ? Se ato do na tregonin. Dhe prapë në qoftë se do të bëheshin të paktën në nivelet e vendeve kufitare do na tregojnë ku është infeksioni dhe pastaj do ta gjurmonim dhe do ta izolonim dhe në qoftë se, fjala bie, Berati, ku ka shkuar për cirkun e radhës rezulton se është më problematiku, do merrja masa, masa më të shtrënguara për Beratin. Në qoftë se X apo Y industri rezulton më problematikja do ta mbyllja.
Padiskutim që do të rimbursoja punonjësit për humbjet. Pra, në bazë të informacionit që merret përmes testim, gjurmim, izolimi do të kryhej në mënyrë të tillë që jo e gjithë Shqipëria të kthehej siç e ka kthyer në një spital gjigand. Nuk ka nevojë të jesh ekspert i shëndetit publik t’i thuash këto, mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd e për njerëzit e tu dhe jo të vraposh ta bësh vaksinën i pari por të rrish në këmbë dhe ta bësh i fundit vaksinën, pasi ke siguruar me të gjitha mënyrat limitimin e dëmit.
Se nuk them që dëmi do të ishte zero por absolutisht do të limitohej dhe kjo është gjëja e parë që do të bëjmë pas 25 prillit së bashku. Do kalojmë në nivelin më të lartë të testimeve në të gjithë rajonin dhe do të ndjekim në mënyrë strikte protokollin e suksesshëm që funksionon në çdo shoqëri ku qeveria e ka mendjen te njerëzit dhe jo te xhepat e vet, ku kryeministri e ka mendjen tek shëndeti i qytetarëve të vet dhe jo te shëndeti i vet dhe xhepat e vet. Testim, gjurmim, izolim. Izolim smart, degët e industrisë që e përhapin më shumë, zonat gjeografike ku është përhapur më shumë. E gjitha kjo do të ndihmojë që ashtu siç u përhap, ashtu të izolohet e të përmbyllet cikli i infektimit.
Së dyti, dhe paralelisht me këtë, armatosja e të vetmes ushtri kundër kësaj të keqeje që është personeli shëndetësor dhe infrastruktura shëndetësore të cilët janë të braktisur dhe tani i ka futur edhe në frike qytetarët, të dali dhe të bëjë cirk ndërkohë që qytetarët dhe mjekët kacafyten për shkak se i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit. Që të bësh të parë në radhë të parë do të thotë të mos gënjesh. Të mos gënjesh veten e ti thuash vetës kam një mijë të infektuar kur mund të jetë 3 mijë apo 5 mijë apo 6 mijë. Se edhe po gënjeve sot, pas një jave nuk gënjen dot se të përplasen në spitale siç janë përplasur. Dhe së dyti të mos gënjesh publikun që është vepër penale në këtë situatë, është krim. Dhe së treti të marrësh masat proporcionalë.
Do të thotë të ngrish çdo shpenzim tjetër, çdo shpenzim tjetër. Paratë të shkojnë për të blerë dhe për të administruar testimet, për të blerë dhe për të administruar mbrojtjen totale të ,mjekut të familjes. Pajisjen e spitaleve dhe stimulimin absolut të të gjithë personelit shëndetësor në mënyrë që në këtë krizë çdokush nga mjeku më i kualifikuar tek mjeku specializant, tek stazhieri, tek praktikanti, tek infermieri, të jenë me shpirt e me zemër e me të gjithë njohuritë e tyre pjesë e kësaj beteje, në vend që t’i kthesh në target për dështimet e qeverisë dhe të kryeministrit.
Dhe së treti duke qenë në kushtet e mirinformimit mund të jemi të detyruar të bëjmë mbyllje të pjesshme territoriale, kohore apo të aktiviteteve të caktuara rimbursimin i plotë. Paketën e pestë financiare po administron Maqedonia e Veriut, jo Karolina e Veriut, Maqedonia e Veriut. Para një jave kryeministri në detyrë i Kosovës dha 3 milionë euro për mësuesit, vetëm për mësuesit. Po s’i kemi ne këto se në kemi një kryeministër që jep 2 milionë euro inceneratorëve që as nuk ekzistojnë.
Pra pika tretë që do të zbatohet pas 25 prillit është paketa ekonomike më robiste për të cilën Shqipëria i ka të gjitha mundësitë. Në momentin që Shqipëria nuk do të ketë një qeveri që prioritet ka 5 oligarkë dhe 10 kontrata monopoliste, por ka të gjithë shqiptaret dhe shqiptarët, pa përjashtim nga më i moshuari tek më i riu në veçanti tani që dukshëm edhe të rinjtë po goditen nga pandemia.
Para se të ju jap fjalën, ndjesë që u zgjata në këtë hyrje. E kam një thirrje për çdo bashkëqytetar që po na ndjek tani dhe është thirrja e përsëritur që ju kam drejtuar gjatë gjithë kësaj kohe. Është thirrja n që të merrni çdo masë për të mbrojtur veten tuaj dhe të afërmit tuaj. Do ta bëja këtë thirrje dhe do ta bëj nesër edhe me përgjegjësinë e kryeministrit të vendit edhe atëherë kur qeveria e nesërme do të braktisë çdo shpenzim tjetër luksi të kotë apo abuzimi të kësaj qeverie dhe çdo shpenzim tjetër të panevojshëm dhe të gjitha paratë do ti çoje për shëndetin tuaj, të prindërve tuaj dhe për xhepat që ju ka zbrazur pandemia por, po jua bëj dyfish sot që nuk kemi qeveri por, cirk shëtitës dhe nuk kemi kryeministër por prestigj tor shëtitës.
Ruani veten. Sot, dyfish më shumë. Normalisht, na ruan zoti, vetja dhe qeveria. Tani kemi vetëm zotin dhe veten tuaj. Ruami veten me sat ë mundeni dhe të bëjmë gjithçka së bashku. Ketë kërkesë e kam për çdo qytetar pa përjashtim, qe këtë hendek të tmerrshëm që ka krijuar papërgjegjshmëria kriminale dhe keq menaxhimi monstruoz I krizës nga kjo qeveri, ta kompensojnë sat ë mundemi me një vetëdijesim edhe më të lartë njësoj si ato familjet që e dinë që janë jetimë. Deri me 25 Prill ta konsiderojmë shoqërinë jetime dhe të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin deri sat ë kemi një qeveri që do të marrë të paktën të njëjtat masa që marrin vendet e rajonit, për të cilat Shqipërisë nuk i mungojnë mjetet pori mungon vullneti, i mungon qeveria e duhur.
Prandaj ju lus të merrni të gjitha masat që nga maskat mbrojtëse, që nga higjena, që nga distancimin dhe kujdesi maksimal për vetën tuaj. Si kundër dua t’ju kërkoj për të gjithë ata që kanë mundësi financiare të bëjnë gjithçka për të zbatuar protokollet shëndetësorë të rekomanduara dhe të ruajnë të gjitha faturat sepse qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka, absolutisht gjithçka që borxhi në të cilin ju ka zhytur papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës mos të jetë një gurë në qafën tuaj por të mundohemi tu lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë të cilët të jemi në gjendje ta vëmë në veprim pas 25 prillit.
Ndaj dokumentoni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në greminën e falimentimit personal financiar dhe i drejtohen në veçanti familjeve shqiptare. Edhe njëherë ndjesë për këtë hyrje të gjatë, tani dua tu drejtohem ekspertëve të pranishëm me dy kërkesa kryesore, një përqendrim sa më konciz në atë që shikoni si problemin apo problemet kryesore në këtë fazë të përparuar ta pandemisë dhe një apo më shumë sugjerime sa më koncize për momentin dhe për përgatitjen për daljen afatgjate nga kjo krizë duke e nisur nga cilido prej jush që është në sallë apo nga ata që po na ndjekin përmes ekranit.