Shqipëria “peng” i krimit, lufta ndaj tij kërkon frymë

Nga Elton LASKA

Prej dy ditësh qytetarët e Kurbinit po përballen me skena të turpshme, ku policia, RENEA dhe FNSH ushtrojnë kontrolle në biznese e banesa. Rezultati është sekuestrimi i një pistolete manovër, ndërsa realiteti është tragji-komik, pasi institucionet kyçe të sigurisë janë kthyer si trupa amatore filmash aksion.

Teksa policia kërkon të shumëkërkuarit, këta të fundit rrinë në kafe me shefat e krimeve dhe deputeten e zonave.

Krimi sot sfidon Policinë e Shtetit se ka pas vetes politikën, dhe vrasja e 66-vjeçarit, Behar Sofias, në mes të Tiranës, në mes të ditës është tregues i qartë se kush sundon këtu. Vrasja e tij nuk ishte banale, por shkak i luftës së hapur mes klaneve të drogës nga Turqia dhe Italia për territor dhe investime.

Fatkeqësisht institucionet sillen sikur s’ka ndodhur asgjë, por ndërkohë mina ka shpërthyer. Behar Sofia kishte hedhur para për fushatë, por se për kë i kishte hedhur paratë, këtë nuk duan ta dinë institucionet pasi do dalin emra surprizë në media.

Krimi sot është një emergjencë kombëtare dhe nuk luftohet me propagandë.

Lufta ndaj krimit kërkon vullnet, frymë dhe trimëri, për të krijuar përceptim tek tëgjith se kjo po ndodh, siç ndodhi në vitet 2005-2008 ku peshat e rënda të botës se nëndheshme ranë në qeli.

Sot shumë prej tyre janë të lirë nën garancinë e “Bablokut” dhe ushtarëve të tij. 25 prilli të dashur miq nuk është larg, ndaj të gjithë duhet të dimë t’i japim vlerë votës s’onë.Një përfaqësim dinjitoz do të thotë përgjegjësi, do të thotë llogaridhënie, do të thotë përkushtim.

Shqipëria po kalon orë të vështira, ku krimi dhe shëndetësia janë kthyer në emergjencë kombëtare, e këtë e them me bindje edhe për shkak të formimit tim si jurist dhe infermier.
Së bashku mund të bëjmë më shumë për vendin, në mënyrë që nesër fëmijët tanë t’i shohim në sy pasi t’u kemi mundësuar të mos përballen me të njëjtat probleme më të cilat u përball brezi ynë.

Artikulli paraprakKëlliçi denoncon prishjen e jashtëligjshme të banesës 3-katëshe në Unazën e Re: 6 kurora të familjes Billa mes katër rrugëve
Artikulli tjetërRama pa program/ Alfred Rushaj: Puna e vetme që bën, kundërshtimi me batuta i programit të PD