Tabaku me biznesin: Nga qeveria s’kemi ç’të presim më! Programi i PD parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave 

Biznesi ndihet i braktisur nga qeveria e Edi Ramës. Jo vetëm që nuk ka marrë ndihmën që duhej pas goditjes nga kriza që shkaktoi pandemia, por rëndohet me taksa e me kontrolle tatimore e shtetërore të pafundme, burokraci të cilat vetëm e pengojnë punën e tyre. Bizneset e rrugës Myslym Shyri, një prej zonave tregtare më të njohura të Tiranës, ia ngritën këto shqetësime drejpërdrejt ish –deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Ish–deputetja Tabaku tha se, zgjidhja për të gjitha këto probleme të krijuara në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës është programi i Partisë Demokratike. Ky program, tha zonja Tabaku, parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave dhe kontrolleve të inspektoriateve dhe krijimin e lehtësive të tjera fiksale e shtetërore me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

“Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë”, u shpreh ish –deputetja Tabaku.

Zbardhja e takimi

Tabaku: Si shkon puna?

Q: Si mbas krizës. Ça të presim? Nga qeveria të presim ne?

Tabaku: Jo, nuk presim.

Q: Do më iki gjithë dita ters…

Tabaku: Duhet ta nisësh me pozitivitet që do të bëhet më mirë.

Q: Që në mëngjes po shikoja pjesën e parkut, e ka bërë qytetin taman si fshat…

Q2: Shumë mirë qeveria…

Tabaku: Më mirë prishet ë?!

Q2: Zoti e bëftë më mirë edhe vetëm kaq! Zoti e bëftë më mirë këtë vend!

Tabaku: Me mbështetjen tuaj, me punën tonë.

Q3: Nuk është… t’i themi me çik realitet gjërat. Nuk është kushedi se… Vetëm punojmë vetë, nuk kemi punëtor, sepse nuk na del.

Tabaku: Nuk ka një fushë që kjo qeveri ka pasur sukses. Ka dështuar me të gjitha! Me të gjitha ka dështuar.

Q3: Hajt mo! Neve nuk është se marrim vesh shumë nga politika, por tek puna e shofim që ka ra.

Tabaku: E shef tek xhepi jot.

Tabaku: Ma the shumë bukur! Vijnë 10 tatimorë, 10 inspektore, Inspektoriat i Higjenës që mund të vij, Inspektoriat i Kontrrollit të Ushqimit…

Ne kemi hartuar një plan që biznesi të punojë i qetë. Ti ke, kushedi sa vite, që je këtu. Nuk e vjedh ti shtetin. Shteti vidhet tek dogana dhe tatimet. Pikërisht ti që je tatimpagues i rregullt dhe ti që ke qënë i ndershëm me shtetin gjithë jetës tënde të mos të vijnë të të bezdisin tek dera.

Q3: Inspektimi mund të jetë njëherë, ja sot…

Tabaku: Po pra, por jo 45 ditë në vit. Këtu është problemi, me klimën e biznesit, me korrupsionin, me faktor që nuk të lënë ty të punosh rehat, por të merresh me shtetin.

Tabaku: Si është situata.

Q4: Krejt rëndë, siç ka qënë…

Q5: Këtu ka rënë konsumi, domethënë njerëzit nuk konsumojnë dhe ky është problemi jonë.

Tabaku: Ashtu është!

Q5: Në momentin që nuk konsumohet… këtu shikohet situata.

Tabaku: A e di përse nuk konsumohet? Sepse Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë

Q6: Ekonomia është përqëndruar në duart e 5 vetave dhe ne të tjerët vetëm marrim ajër. Ajrin nuk e ka ndaluar as Enver Hoxha se përndryshe…

Tabaku: Sigurisht!

Artikulli paraprakPlani Basha për energjinë: Bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut! Pas 25 prillit do të vemë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme
Artikulli tjetërIntervista/ Marinela Ziu: Punësimet elektorale me kontrata të përkohshme i grabisin taksapaguesve 162 milionë euro