Vorpsi: Pronarët tek Partia Demokratike e ndiejnë veten si tek shtëpia e vet

PREZANTIMI I PROGRAMIT TË PD PËR PRONAT, FJALA E MYRSHIT VORPSIT

Myrshit Vorpsi: Ju faleminderit Zoti Basha. Duhet t’ju falënderoj në radhë të parë për pritjen që na keni rezervuar sot për më tepër me rastin e shpalljes së programit politik të Partisë Demokratike sa I takon çështjes së pronës dhe ju falënderoj. Në njëfarë mase pronarët tek Partia Demokratike në qoftë se do ti referohemi së kaluarës domethënë duhet ta ndiejnë veten si tek shtëpia e vet. Desha të ndalesha në pranimin e një realiteti në të cilin ndodhemi sot. Më vjen mirë që shprehet gatishmëria për ta parë drejt në sy dhe për të reflektuar. Qëndrimi juaj në raport me atë që keni shprehur në programin tuaj, që çdo pronar, që ka një vendim kompensimi, do të trajtohet ashtu, sipas asaj lloj toke që ka të përcaktuar në vendim, e ka të përcaktuar vendimi, patjetër që është një gjë pozitive sepse patjetër që, në ndihmë ndoshta vjen edhe vendimi I fundit I gjykatës kushtetuese, që krijon një situatë të përshtatshme për të rishikuar edhe njëherë nga themelet ligjin 133.

Kur them më vjen mirë që e dëgjoj këtë kam parasysh një fakt të thjeshtë fare, sepse detyrimi financiar që shteti shqiptare ka në harkun e atyre 26 mijë vendimeve që janë për kompensim, nuk është në këto parametra, që bëri vlerësimin qeveria gjatë skaj periudhë, për më tepër që atë vlerësim e rrëzoj dhe gjykata kushtetuese dhe patjetër që ka qenë shumë larg pritshmërive të pronarëve shqiptarë. Janë 7 mijë dosje thotë zonja Mandia, sipas një informacioni zyrtarë që ne kemi pasur qysh nga herët domethënë, në këto dosje kërkesat e pronarëve shqiptarë kanë qenë për jo më pak se 144 mijë hektarë tokë bujqësore, pyll edhe kullotë dhe rreth 4200 tok truall.

Shteti shqiptarë nëpërmjet ligjit, I ka thënë këtyre pronarëve që kanë kërkuar tokë, që shkoni në dyert e gjykatave shqiptare. Duke filluar nga 4 marsi I 2019-tës, agjencia e trajtimit të pronës e ka mbyllur këtë proces dhe I thotë pronarëve shqiptarë, ejani tërhiqeni dosjet dhe ikni në dyert e gjykatave shqiptare. Është një fatkeqësi në të vërtetë, realisht, sinqerisht, një çështje gjyqësorë, nuk të kushton më pak se 2 mijë euro, po nuk është një çështje gjyqësore, mund të jenë ndoshta 7 mijë dosje, ose diçka më tepër, janë 7 mijë e më tepër për procese gjyqësore. Sikur të llogarisim vetëm 2 mijë euro për një proces gjyqësor minimal janë shifrat, po flas me shifra minimale sepse janë 3 shkallë të gjyqësorit që duhen të kalohen sipas ligjit 133 dhe pika e fundit fare që ndoshta duhet të them është edhe ndjeshmëria në raport me ligjin e legalizimeve.

Dua ta shmang pjesën politike të trajtimit të këtij problem sepse është e kotë që ta diskutojmë, por them që në pikëpamje ekonomike, ai ligj është I dështuar, është I dështuar, sepse është e pamundur që shteti shqiptare, të trajtojë me çmime preferenciale, personat që kanë përftuar tokat, në kuadër të ligjit të legalizimeve, dhe nga ana tjetër të marri përsipër, me ligj si detyrim, që të dëmshpërblejë pronarët shqiptarë me faturën e plotë. Fatura financiare që do të prodhojë ligji I legalizimeve me këtë skemë që kemi, do të jetë e tillë që do të groposi financat e shtetit shqiptarë. Është emergjente, ndoshta mendojë unë dhe e domosdoshme që ju si forcë politike ta rishikoni këtë pjesë.

Sa i takon kthimit të pronës pronarëve dhe kjo është e fundit me të cilën dua ta mbyll, më vjen mirë që e dëgjoj. Më vjen mirë që ka një angazhim nga Partia Demokratike për të rishikuar këtë situatë dhe për të pranuar me vullnet domethënë ato detyrime që rrjedhin në raport me trajtimin e drejtë së çështjes së të drejtës së pronës. Pronarët duhet ta ndiejnë veten tek Partia Demokratike si shtëpinë e tyre sepse ka qenë shtëpia natyrale e tyre që në momentin e themelimit të Partisë Demokratike.

Faleminderit!

Exit mobile version